Libri i kryetarit të partisë demokratike Lulzim Basha me titullin ‘Misioni im’ gjendet tashmë edhe në platformën online të librave ‘amazon’.
Kryetari i PD e përcakton këtë libër si ‘një letër të hapur’ të drejtuar shqiptarëve ku ka shkruar për jetën e tij personale, lidhjet familjare, gjendjen e ekonomisë shqiptare sot dhe mënyrën sesi mund të dalë nga kolapsi.
Në librin e tij Basha shprehur idetë e tij në lidhje me zhvillimin e vendit dhe ka përfshirë në libër edhe një kapitull për Kosovën dhe mënyrën sesi Shqipëria mund të shtojë bashkëpunimet me të.
“Unë jam për bindjen se Shqipëria do bëhet dhe bashkë do të bëhet. Politika do dashuri dhe jo urrejtje. Kosova është gjysma tjetër e kombit, por edhe e imja. E kam një kapitull në libër edhe për Kosovën. Nuk shprehem vetëm personalisht, por është shprehje edhe vizionit tim europian. Kjo sa i përket politikës së jashtme. Njehtësimi i Shqipërisë dhe Kosovës Trau i Rrugës së Kombit do hiqet që ditën e parë të qeverisjes sime. Diploma e marrë në Shqipëri do të njihet në Kosovë dhe anasjelltas.“- u shpreh Basha.
Libri i tij është publikuar në ‘amazon’ që prej datës 4 prill dhe ka cmimin 9.60 dollarë.