18:03 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Lider pa allate, doktoresha e shkencave të horoskopit”, Rama i intimidon të gjithë: Kadri si mendon, a do e vrasë veten Meta?

13:35 | 23/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“ Unë dola i pari por s’jam në punë”, Rama në Has: Kryetari i Komisionit dhe përgjegjësi i zyrës do të shkojnë në Prokurori

Kryeministri Rama i ka intimiduar të gjithë opozitarët sot përfshirë dhe presidentin e vendit Ilir Meta, teksa ka ironizuar me deklaratën e këtij të fundit se është gati që të japë jetën për zgjidhjen e krizës në vend.

Rama u shpreh për Metën: Një popull i tërë hiqet zvarrë me telekomandë, ku miza bëhet buall. A mendoni se Ilir Meta do vrasë veten? Zoti Kadri çe ka shtyrë vallë Presidentin të mendojë vetëvrasjen? Kadrinjtë japin opinione, kurse Shqipëria juaj nuk i intereson. LSI-ja tashmë nuk përfaqëson askënd, madje as vetë Ilir Metën që e themeloi.

Zoti President, rri i qetë jemi e do të mbetemi vend i NATO, nëse s’më beson mua ti beson Pandin, sa të kemi Pandin ky vend nuk del nga NATO e në fund të ditës fundi politik i Lulit dhe Monikës nuk duhet të jetë problemi im dhe yni, dhe mos i shko më në mend ato gjëra se na hutove.

Nga ana tjetër Rama kreun e PD-së Lulzim Basha e ka quajtur një ‘’lider pa allate”, ndërsa njerëzit që i qëndrojnë pas një ‘’shportë karavidhesh”.

Nuk mund të harronte pa përmendur dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, të cilën e quajti: Doktoreshën e Shkencave të Horoskopit.

Nga ana tjetër si zakonisht sulmoi mediat: Hap TV shikon vetëm zi, tmerr, e merr kohën telenovela e Babale Alizoti dhe telefonata e Nices nga Shijaku, pastaj, fap, vjen djegia e mandateve dhe një popull i tërë zvarrë me telekomandë në derrhane, sherrhane të paparë cdo ditë, miza bëhet buall, miu bëhet ari, dhe derrave u drejtohen fjalë zotëri;

Si mendon zotëria juaj, çmendoni ju zoti Kadri për Nicen e Shijakut, si e konsideroni Babalen, a mendoni ju zoti Kadri se Ilir Meta do vrasë veten, c’e ka shtyrë presidentin të mendojë vetëvrasjen? Dhe derrat e shtrirë atje bëjnë vëzhgime, shfaqin opinione, kurse Shqipërisë juaj që fatmirësisht nuk jeton as në ato kanale, portale dhe falë kadrinjve, e qimkadrinjve, nuk u intereson.

Sharra e Dikurshme që mbyste Tiranën sot është spostuar dhe grumbullimet e mëdha nuk janë as në Porto Romano, por në kanale dhe portalet e kadrinjve dhe cimkadrinjve, një tufë zuzarësh, qe ju tregojnë si të ikni, se në Shqipëri nuk rrihet, se nuk ka gjë për të parë, po 6 mln turistë ca panë, apo i solli me zor mafia, apo ishin të gjithë të droguar dhe nuk dinin ku shkonin e ranë këtu”- tha ai.

Rama foli për herë të parë sot dhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, teksa tha se në rast se në zgjedhjet lokale të 30 qershorit PD dhe LSI fitojnë qoftë edhe një bashki më shumë, ai është i gatshëm që të çojë vendin drejt zgjedhjeve parlamentare. (lexo ketu) 

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: doktoresha e shkencave te horoskopitedi ramalider pa allatemetasulm mediasvetevrasja e metes
Pas

Rama pranon për herë të parë zgjedhjet e parakohshme/ Kushti që i vendos PD-së dhe LSI-së

Para

“Pandeli nxirre, mos u kurse”, si i detyroi Rama të gjithë të pranishmit në fund të fjalimit

Para
Nuk votoi ligjin për Teatrin, Majko shfaqet krah Ramës, ja batutat mes tyre

"Pandeli nxirre, mos u kurse", si i detyroi Rama të gjithë të pranishmit në fund të fjalimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.