Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën për terrorizëm. Ai është 38-vjeccari Edmond Ahmetaj. Ai akuzohet dhe për marrëdhënie me ISIS, mesazhe me përmbajtje terroriste në rrjetet sociale si dhe shfaqje përbuzjeje ndaj viktimave të Bataclanit.
Nga maji i vitit të shkuar Ahmetaj kishte marrë dhe nënshtetësinë italiane. Shqiptarit iu gjet dhe një video për një sulm të mundshëm në Romë. Ai jetonte në Itali së bashku me gruan dhe dy fëmijët. (E.K/SHUPLAKA)