Vangjel Dule kryetari I PBDNJ-së i ftuar në Fax News u shpreh se Ligji i Luftës është hequr qysh vitin 1987 nga qeveria e Andreas Papandreu.
“Ligji i luftës është hequr qysh në vitin 1987 nga qeveria e Andreas Papandreu. Këshilli i ministrave shfuqizoi ligjin e luftës dhe për asnjë monment askush nuk mund të besoj që ndërmjet dy vendeve të ketë një gjendje luftë. Nëse keni dyshime se nuk është hequr jemi gati të marrim ato hapa që t’ju bindim që ligji nuk ekziston. Situatë në gjendje lufte nuk ka dhe s’ka çfarë të hiqet.” u shpreh Dule.
(M.Q/Faxweb)