Pano Soko, eksperti i ekonomisë i ftuar në Fax News ka komentuar ligjin për mbylljen e “Lojërave të Fatit” pas datës 1 janar. Sipas Sokos qeveria duhet të përqëndohet më shumë te bastet online të cilat sipas tij, janë më të rrezikshme sesa ato ‘fiziket’.
Për ekspertin e ekonomisë teksa analizon ligjin, thekson se nxitimi për të mbyllur këtë ‘plagë sociale” do të ketë shumë kosto ekonomike. Soko theksoi se aktiviteti pasi të ndalohet me ligj do të të shndërrohet në një aktivitet të paligjshëm shumë të përhapur ashtu si edhe droga dhe prostitucioni.
Sipas tij, aktiviteti i mbyllur do të agravojë në konflikt të armatosur, pasi nuk do jetë më në dorën e shtetit çështja, por në dorën e armëve.
“Ai mban të gjitha mëkatet e basteve të llotove të cilat janë shumë virale. Është shumë e vështirë për t’u kontrolluar edhe në vendet e tjera më të zhvilluara. Entuziasmi jonë për të mbyllur sa më shpejt bastet që plaga sociale ka sjellë na bën të gjithëve të harrojmë këtë plagë social. Duke qenë se është punësuesi më i madh edhe kostot do të jenë vërtet më të mëdha.
Të gjitha këto janë disa kosto që për shkak të entuziasmit, këto do të refletohen te kushtet ekonomike, kjo gjë nuk përmendet te çështja e kostot ekonomike, por njerëzit duan të gjejnë shpëtim nga gjithë kjo krahurë që ka furnizuar me histori negative.
E para ne vendosëm t’i mbylim të gjithë bastet. E dyta ne vendosëm t’i kontrollojmë të gjithë. Që të mbyllësh një aktivitet të tillë duhet të kesh një shtet të fortë. Edhe prostitucioni është i paligjshëmm, edhe droga është por vendi është mbushur.
E zëme se kryeministri do ta bëjë fakt do ta shtojë te ligji mbylljen e basteve online. Përveç basteve sportive do kemi edhe informalizimin e shoqërisë, e cila rrit nivelin e kriminalitetit, nuk do kemi më plagë sociale sepse do të kontrollohet. Nëse sot nuk kemi pasur konflikte me armë të plagosur dhe basteve, nuk kemi pasur se i vendoste shteti”, u shpreh ai.
Soko thekson që qeveria nuk duhet të mbyllë të gjithë pikat e basteve, por t’i pakësojë nga 4000 në 200 pika. Një tjetër pikë që duhet të shtohet në ligjin për “Lojërat e Fatit” për Sokon është edhe bllokimi i IP-ve që veprojnë edhe jashtë vendit.
“Çfarë do të ndodhë nesë nëse ne vendosim të nxjerrim jashtë loje bastet?
Mbylljen nuk e shikoj si zgjidhje. Unë mendoj që duhet të mbyllen bastet online, sepse janë më të pakontrollueshme. Bastet online u shpikën nga kompanitë e basteve për t’i shpëtuar kontrollit të shtetit. Nuk e kemi infrastrukrturën ligjiore, imagjino të kontrollojmë një infrastrukturë që ndodh virtualisht. Nga 4000 pika që janë sot të jenë vetëm 200 pika. Duhet kontrolluar çdo ditë gjendja fizike e pikave. Pra ky personi ne ja dalim kshu dhe mbajmë nën kontroll presionin nga vesi i shoqërisë. Sepse e kanë si ves ashtu edhe si alkoolin, kjo ndodh sepse ne ketë shtet mund të kontrollojmë vetëm pikat fizike. Ti e hap e ke në telefon nëse nuk ke lek, e depoziton në llogari dhe edhe nëse je duke ngrënë basti të ka ardhur te telefoni.
Nuk e di mbase kryeministri nuk e di se çfarë ka firmosur mbase di vetëm mbylljen e pikëve të basteve. Ose kryeministri nuk e di çfarë ka firmosur, ose kërkon t’ia shesë shqiptarëve sikur po mbyll bastet. Kjo nuk ka sens!
Amendimi që duhet bërë ligjit duhet bërë prap dhe duhen futur edhe bastet online. Në ligj quhen lojëra në distanca. Nëse ai amendon ligjin dhe thuhet se duhet amenduar edhe lojërat në distancë. Duhen mbyllur të gjitha IP-të, e basteve online të cilat operojnë edhe jashtë”, u shpreh ai.
I pyetur nëse kryeministri Edi Rama po e bën këtë ligj për ta shndërruar biznesin e “Lojërave të Fatit” në një monopol ai u shpreh ai ka bllokuar qëllimisht veprimin e AMLF (Autoritetit Mbikqyrës së Lojërave të Fatit), ndërsa më vonë do të ketë më pak lekë për shqiptarët. Ai thekson se lekët nuk do të shkojnë për taksa, por në një llogari bankare të hapur posaçërisht.
“ Ky është derivati, kryeministri miratoi ligjin e heqjes së drejtës së operimit të basteve dhe basteve në pistë. Bëri dhe një gjë tjetër bllokoi veprimin e AMLF që monitoron lojërat e fatit. Kazinotë nuk u mbyllën me qëllim që të përshtaten me kërkesat e ligjit të ri. E vetmja gjë që do bëhet është se do jetë më pak virale dhe më me pak lekë për shqiptarët. Lëket nuk do shkojnë për taksa por në një llogari bankare”,thekson ai.
Intervista e plotë
(J.D/Faxweb.al)