17:01 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ligjvënësit amerikanë hetojnë shkaqet e tërheqjes kaotike nga Afganistani

16:34 | 21/04/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ligjvënësit amerikanë hetojnë shkaqet e tërheqjes kaotike nga Afganistani

Një raport i administratës së Presidentit Biden arriti në përfundimin se tërheqja kaotike e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani në gusht 2021, ishte kryesisht si rezultat i vendimeve të marra nga administrata e ish-Presidentit Trump. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson bisedoi me anëtarët e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve për hapat që ata synojnë të ndërmarrin në vazhdim.

Mbi një vit e gjysëm që nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, një raport i ri i administratës së Presidentit Biden arrin në përfundimin se vendimet e marra nga ish-Presidenti Donald Trump krijuan kushtet për dështimin e Shteteve të Bashkuara.

“Administrata e fundit u angazhua jo vetëm për largimin e të gjitha forcave amerikane, por edhe për lirimin e mijëra, dhjetëra mijëra luftëtarëve nga burgu, si dhe për afate kohore, që iu lanë administratës Biden. Presidenti bëri gjithçka të mundur për ta mbajtur nën kontroll situatën”, tha Ligjvënësi demokrat David Cicilline.

Por, ligjvënësit republikanë thonë se Presidenti Biden është në fund të fundit përgjegjës si kreu i qeverisë. Ligjvënësi Chris Smith i tha Zërit të Amerikës se ka qenë i zemëruar nga mungesa e përgjegjshmërisë…

“Nuk më besohet që administrata ia kaloi fajin Trampit. Siç e dini, ai e kishte shoqëruar me kushte, se kur, apo nëse forcat tona do të largoheshin nga Afganistanit dhe ky është çelësi, ky është thelbi i gjithçkaje, se pati kushtëzim. Bideni nuk pati asnjë kushtëzim, njoftoi paraprakisht se dëshironte pamje të llojit të 11 shtatorit”, thotë Ligjvënësi republikan Chris Smith.

Kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Michael McCaul i tha Zërit të Amerikës se administrata e Presidentit Biden vazhdon të mos i dorëzojë komunikimet gjatë të cilave pati mendime të kundërta nga ambasada amerikane në Kabul.

“Kongresi ka të drejtën të njihet me përmbajtjen, dhe kjo është gjithë çfarë kemi kërkuar nga Sekretari (i Shtetit). Le t’i retushojnë emrat; do të njihemi me dokumentat në një mjedis për informacionet e klasifikuara. Por, unë dua ta shoh përmbajtjen e tyre. Nuk dua ta marr të filtruar nga punonjësit tuaj”, thotë Kryetari McCaul.

Zyrtarët e qeverisë u thanë ligjvënësve këtë javë se faji mund të gjendet në të dyja administratat, duke filluar që nga pasojat e shkaktuara nga marrëveshja e Dohas e vitit 2020, e negociuar nga ish-Presidenti Trump.

“Këto vendime degraduan në mënyrë dramatike moralin e forcave afgane të sigurisë dhe krijuan një varësi totale në luftime të ushtrisë afgane tek kontraktorët dhe forcat amerikane, duke e lënë kështu ushtrinë afgane të paaftë për të zhvilluar operacione”, thotë John Sopko, Inspektor i Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit.

Po kështu edhe për sa i përket planifikimit nga Departamenti i Shtetit…

“Arritëm në përfundimin se drejtuesit e ambasadës, duke zbatuar vendimin e marrë në atë kohë nga administrata, vepruan me mirëkuptimin se operacionet diplomatike do të vazhdonin në Afganistan pas tërheqjes së forcave ushtarake dhe nuk donin të angazhoheshin haptazi në planifikimin e evakuimit, për shkak të shqetësimeve se mund të ngjallte panik dhe të dëmtonte mbështetjen për qeverinë afgane”, tha Inspektorja e Përgjithshme në detyrë, Diana Shaw.

Ligjvënësi McCaul thotë se Kongresi do ta vazhdojë hetimet për sulmin vetëvrasës me bombë më 26 gusht 2021, në aeroportin e Kabulit.

“Kush ishte komandanti që nuk dha leje për të goditur autorin e sulmit vetëvrasës, që rezultoi me vdekjen e 13 burrave dhe grave ushtarake?”, tha Kryetari McCaul.

Sulmi me bombë vrau edhe 170 civilë afganë./VOA

Pas

Diskutimet e Barcelonës për shitjet e reja, çfarë plani ka skuadra për të rikthyer sërish Messin?

Para

Vrasja e Aranit Lleshit/ Dënime me burgim të përjetshëm për dy shqiptarët, të dënuar pas përleshjes me thikë për “shtëpinë e barit”

Para
Vrasja e Aranit Lleshit/ Dënime me burgim të përjetshëm për dy shqiptarët, të dënuar pas përleshjes me thikë për “shtëpinë e barit”

Vrasja e Aranit Lleshit/ Dënime me burgim të përjetshëm për dy shqiptarët, të dënuar pas përleshjes me thikë për "shtëpinë e barit"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinis lufta tregtare, BE reagon për tarifat 30% të vendosura nga Trump

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.