Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë të përbashkët me homolohun e saj bullgar, Rossën Jeliazkov, gjatë së cilës ka vlerëssuar marrëdheniet e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Nikolla tha se këto bashkëpunime do të shtrihen në disa fusha, duke theksuar se të dyja vendet mbajnë qëndrime të njejta kundër agresionit rus në Ukrainë.
Nga ana tjetër, Jeliazkov u shpreh se diskutuan mbi aspektin parlamentar të vendeve, teksa tha se pavarësisht se mes vendeve nuk ka çështje të hapura, kanë dialog të nivelit më të lartë.
“Nënvizuam marrëdhëniet tona dhe në kontekstin e integrimit në BE, edhe në kontekstin e sfidave para rendit ndërkombëtar. Folëm dhe për aspektin parlamentar të dy vendeve. Mes dy vendeve tona nuk ka çështje të hapura, por dialog në nivel më të lartë. Shqipëria është kampione e rajonit, ajo përmbush të gjitha detyrimet e veta të politikës së jashtme. Ka një pozicion të palëkundur sa i përket luftës në Ukrainë.”, tha kryeparlamentari bullgar, Jeliazkov.