11:19 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Lindita Nikolla u flet studenteve nga Kuvendi: Do ia kisha kursyer vetes memet…

11:27 | 13/12/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lindita Nikolla u flet studenteve nga Kuvendi: Do ia kisha kursyer vetes memet…

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në fjalën e saj në Kuvend, ndërkohë që jashtë tij zhvillohet protesta e studentëve, ka patur një mesazh për ta.

Nikolla, duke u dhënë të drejtë studentëve, ashtu si Rama është shprehur se dialogu është rruga që do ndihmojë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Ata kanë të drejtë, ftesa për dialog për të zhvilluar një betejë edhe më të vështirë është drejt tyre. Unë jam e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi”, tha Nikolla ndër të tjera.

Ndërkohë, duke patur parasysh akuzat e këtyre ditëve dhe memet në drejtim të saj nga studentët, u shpreh se të gjitha këto etiketime sot, ajo do ia kishte kursyer vetes nëse nuk do kishte vendosur që të bënte “një reformë sistemike në arsim”, duke mbrojtur kështu ligjin për arsimin e lartë.

“Në 5 vite mbyllëm 22 universitete, miliona euro të shkuara dëm nga xhepat e shqiptarëve, por koha do të flasë. Reformuam universitetet, akredituam universitetet, por koha do të flasë. Studentet kanë të drejtë. A janë sot të nevojshme ndryshimet se si përgatiten studentët? 

Për këtë s’ ka nevojë të flasë koha, por e bërtas edhe unë. Ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët gjithkush ka të drejtë të drejtojë gishtin. “Lindita dil nga ministria të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria.” Thanë studentët, dhe unë dola dhe nuk e kam problem, për të mos turpëruar askënd.- tha Nikolla.

“Reformuam mësuesinë, nxitëm formimin profesional, por koha do të flasë. Busulla e vetme për pranimet në Universitet, merita. Por koha do të flasë. Studentët kanë të drejtë, kanë ngritur shumë cështje. A janë sot e gjithë ditën ndryshime të mëdha sesi qeverisen studentët. E bërtas edhe unë: PO.

Ligji i ri ka hapur një erë të re, por duhet zbatuar. Kërkon kohë për tu zbatuar. Askush nuk do të donte të ishte në vendin tim. Lindita Nikolla, dil nga Ministria, të thërrasin studentët dhe jo ushtria. Kam punuar cdo ditë. Të nderuar kolegë dhe kolegë, do ishte më e thjeshtë të administronim cdo gjë. Do ishte më e thjeshtë për Ndrikull Nikollën me diplomë Kristali.  Do kisha shpëtuar nga memet dhe shpifjet që kanë shkuar deri në fëmijërinë time. Por jo, jam krenare për punën time. Jam e gatshme të marr përgjegjësitë  e mia”, u shpreh ministrja.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: fjala ne kuvendlindita nikollastudentet
Pas

‘’Të gjejnë rrugë nëntokësore, se ndryshe nuk dalin dot nga aty”, deklarata e fortë e studentit para Kuvendit

Para

FOTO/ “Ngelësit” e Estonisë bashkohen me studentët shqiptarë

Para
‘’8 kërkesa, dy sheshe, një kauzë”, ç’pritet të ndodhë nesër me studentët (Paralajmërimi i fortë)

FOTO/ "Ngelësit" e Estonisë bashkohen me studentët shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

“Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.