06:55 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ujmani do quhet ‘Liqeni Trump’/ Grenell njofton dakortësinë mes Kosovës dhe Serbisë

22:10 | 24/09/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ujmani do quhet ‘Liqeni Trump’/ Grenell njofton dakortësinë mes Kosovës dhe Serbisë

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ka njofuar se Liqeni i Ujmanit, të quhet “Liqeni Trump”.

Përmes një shkrimi në Twitter, Grenell ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord. ”Ajo se si të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi, ka qenë një pikë serioze pavarësisht kompromisit për studim të fizibilitetit për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin… kështu që të dyja palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump”, ka thënë Grenell.

Pak ditë pas takimi të Washingtonit, Grenell ka treguar se si e propozoi me shaka që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump.

Grenell, gjatë një interviste për një radio amerikane ka shpalosur detaje të negociatave që kulmuan me marrëveshjen e Uashingtonit, duke pretenduar se mospajtimet Kosovë-Serbi rreth Ujmanit kishin të bënin me emrin e Liqenit.

“Shkaku është se kosovarët thoshin se duhet të quhet ashtu si e quanin ata, e serbët sipas emrit të tyre. E unë propozova të quhet sipas emërimit të Kosovës/ Serbisë. Kështu i zemërova dyja palët”, ka thënë ai.

Ndryshe, i shtrirë në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë, Liqeni i Ujmanit, që njihet edhe si Liqeni i Gazivodës, është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.
Ujmani ka sipërfaqe prej 11.9 kilometrash katrorë dhe kur është plotësisht i mbushur me ujë, ka rreth 370 milionë kub ujë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 9.2 kilometra katrorë janë në territorin e Kosovës dhe 2.7 në atë të Serbisë.

Penda e Ujmanit është e lartë 107 metra. Pa ujin e Liqenit të Ujmanit, Kosova do të mbetej pa rrymë brenda pak orësh. Uji i tij përdoret për ftohje dhe destinacione tjera në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”. Planet për rindërtimin e termocentralit tjetër të ri, të njohur si “Kosova e Re”, varen nga furnizimi me ujë nga ky liqen.

Me ujë nga ky liqen furnizohet edhe kompleksi metalurgjik “Ferronikeli” në Drenas. I ndërtuar mes viteve 1979-1984, Liqeni i Ujmanit është rezervuari më i madh akumulues në Kosovë. Tre liqenet e tjerë janë: Liqeni i Batllavës në Komunën e Podujevës, i Badovcit afër Prishtinës dhe Liqeni i Radoniqit në Komunën e Gjakovës.

Rreth 35 për qind e banorëve të Prishtinës furnizohen nga ky rezervuar përmes fabrikës së re të ndërtuar për përpunimin e ujit në Shkabaj, pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit.
Komunat tjera që furnizohen me ujë janë: Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj, Gllogoci, Obiliqi dhe Fushë Kosova.

Pas

“Është goditur me një plumb në kokë”, Artan Hoxha zbulon detaje: Futën qenin para në banesë. Si i shpëtoi i moshuari gazit nervor

Para

Rritja e çmimit të ujit/ Veliaj e krahason me Korçën dhe Pogradecin: Jap dorëheqjen nëse uji në Tiranë nuk është më i lirë

Para
Rritja e çmimit të ujit/ Veliaj e krahason me Korçën dhe Pogradecin: Jap dorëheqjen nëse uji në Tiranë nuk është më i lirë

Rritja e çmimit të ujit/ Veliaj e krahason me Korçën dhe Pogradecin: Jap dorëheqjen nëse uji në Tiranë nuk është më i lirë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas numërimit të mbi 17% të kutive, PS në avantazh, PD-ASHM ndjek me diferencë

Numërimi i votave vijon, Rama publikon foto nga oborri i PS, ‘Çfarë agimi ky sot”

Putin kërkon bisedime direkte me Ukrainën, e shpërfill thirrjen e evropianëve për armëpushim

Belinda Balluku në Fier ndjek nga afër numërimin e votave, PS kryeson në qark

Numërohen 10% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 82 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

PS kryeson në Gjirokastër pas numërimit të 61 kutive nga 198

PS kryeson në Durrës me mbi 1200 vota ndaj PD, nga 20 kuti të numëruara

Numërohen 46 kuti në Vlorë, PS kryeson me 5286 vota

Numërohen 23 kuti nga 245 në Lezhë, ja si paraqitet rezultati

Kukës/PD në avantazh ndaj PS, pas numërimit të 26 nga 139 kutive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.