Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është liruar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.
Vendimi i Gjykatës për Tahirin vjen pas apelimit që ish-ministri i ka bërë masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.
Ish-ministrit Saimir Tahiri iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie” 2 javë më parë pas kërkesës së Prokurorisë për arrest me burg. Gjykata e rrëzoi masën e vendosur nga Gjykata e Tiranës, duke e lenë të lirë ish-ministrin.
Avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia ka thënë se kjo është një fitore e ligjit.
I pyetur nga gazetarët se cila ishte prova që bindi gjykatën për të liruar Tahirin, avokati tha se shitësi i bizhuterive u mor në pyetje por ka rezultuar se nuk njihej me Tahirin.
Ish-ministri do të vijojë të hetohet pa masë sigurie.
(F.G/Faxëeb.al)