13:00 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Liroi personin e kapur me 5-ton hashash, KLD reagon ndaj gjyqtarit vlonjat: Ka probleme serioze me ligjin

14:42 | 12/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta mbledh për herë të parë KLD-në, çfarë u diskutua (VIDEO)

Për lirimin nga ambientet e paraburgimit të Rakip Arapajt, që u kap me 5 ton drogë në Llakatund të Vlorës, ka reaguar dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Në një njoftim për shtyp, KLD thekson se vendimin për lirim e ka dhënë gjyqtari Arqile Basho, ndërsa shton se ai tashmë ka probleme serioze me ligjin.

”Inspektorati i KLD-së, ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit R.A lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KLD-së. 

DEKLARATA E KLD-SË:
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur me vëmendje informacionet e transmetuara në median e shkruar dhe vizive mbi lirimin nga paraburgimi të shtetasit R.A të hetuar, në masë sigurie arrest me burg, për mbi 5 tonë lëndë narkotike në fshatin Llakatund, Vlorë, duke theksuar se vendimi gjyqësor për lirimin e tij, dhënë nga gjyqtari A.B. i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka probleme serioze me ligjin.

Ne këto kushte, pasi u shqyrtuan paraprakisht të dhënat e transmetuara në media, si dhe kuadri ligjor në fuqi, konkretisht dispozitat e Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në RSH”, është çmuar se ka vend për verifikimin e rastit në fjalë. Inspektorati i KLD-së, ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit R.A lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi. Në vijimësi KLD, nisur edhe nga ndjeshmëria e madhe që ka çështja, do të bëjë publike rezultatet e dala nga monitorimi.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: kldmbledhjavlore
Pas

Edi Rama intervistë për ”La Repubblica”: “Ne populli më europianist”. Si shpëton pyetjes për drogën

Para

“Trump më kërcënoi disa herë me jetë, shefi i televizonit më kërkoi seks”, rrëfehet gazetarja e famshme amerikane (VIDEO)

Para
“Trump më kërcënoi disa herë me jetë, shefi i televizonit më kërkoi seks”, rrëfehet gazetarja e famshme amerikane (VIDEO)

"Trump më kërcënoi disa herë me jetë, shefi i televizonit më kërkoi seks", rrëfehet gazetarja e famshme amerikane (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vazhdon aksioni në Theth, IKMT vijon edhe sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë

Vatër e re zjarri në malin “Vlashaj” të Shupenzës, situata përkeqësohet nga era

“Plazhi i lirë” – Procedohen 2 shtetas për pushtim të hapësirave publike në Golem

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.