02:16 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Lista e kaluar ishte lista e gangsterëve, trafikantëve dhe të fortëve. Kjo e reja është e qullavecëve, leshkove dhe palluqeve”

11:18 | 01/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
TË PUNËSUAR NË MEDIA DHE GAZETARË

Listat e partive politike me kandidatët për zgjedhjet e 18 qershorit kanë rezervuar brenda vetes mjaft surpriza. Emra të njohur, jo pak po pothuajse 20 prej tyre dhe deputetë janë lënë jashtë duke i zëvendësuar me emra më pak të njohur.

Për gazetarin Sokol Shameti kandidatët që marrin pjesë në këto zgjedhje e dinë fare mirë që do të kenë një peiudhë të shkurtër në pushtet.

‘’ Ata e dinë që do jenë deputetë për një kohë të shkurtër. Mirëpo ata i janë borxhlinj Kryetarit secili në mënyrën e vet, janë kreditorë të tij. Bash prandaj ata do të luftojnë më me egërsi se kushdo që këto zgjedhje që u dhanë shansin edhe atyre humbamenove, të jenë dikushi, të kenë vlerë sa më të madhe e t’i mbajnë sa më gjatë në kolltuk’’, shkruan ndër të tjera gazetari.

SHKRIMI I PLOTË:

Këta emrat anonimë në listat e PS-së ngjajnë me atë gjetjen brilante të sulltan Muratit kur rrethoi kalanë kyç të Sfetigradit. Sulltani solli ca reparte jeniçerësh, por kryesorët ishin një repart i ri, i çrregullt dhe pa emër. Ai përbëhej nga kreditorë, borxhlinj dhe të falimentuar. Po të merrnin kalanë, u faleshin borxhet. Jeniçerët luftonin nja dy orë dhe pastaj iknin të hanin pilaf. Këta të rinjtë, i gërryenin me thonj muret mbrojtëse. Këta edhe e morën kalanë.
Kështu janë edhe reparti i anonimëve në lista. Ata e dinë që do jenë deputetë për një kohë të shkurtër. Mirëpo ata i janë borxhlinj Kryetarit secili në mënyrën e vet, janë kreditorë të tij. Bash prandaj ata do të luftojnë më me egërsi se kushdo që këto zgjedhje që u dhanë shansin edhe atyre humbamenove, të jenë dikushi, të kenë vlerë sa më të madhe e t’i mbajnë sa më gjatë në kolltuk. Lista e kaluar ishte lista e jeniçerëve, gangsterëve, trafikantëve dhe të fortëve që u bënë nga badigardë dhe shoferë, direkt deputetë. Kjo e reja është lista e qullavecëve, leshkove, gomerëve dhe palluqeve që vijnë në Kuvend nga paradhomat, recepsionet dhe sekretaritë.
Ndërsa sa për ata ish-ët e dikurshëm që ranë nga fiku dhe tani luajnë teatrin formal të të mërziturve, largimi i tyre ka vlerë vetëm që kur të vijnë zgjedhjet e vërteta, ato realet për ta të thuhet: rikthehet filani. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: listat e deputeteveshametiSokol shameti
Pas

U lejua kalimi i 10 ton drogë, shkarkohet nga detyra drejtori i kufirit në Durrës

Para

1 Maji i Punëtorëve, Avokati i Popullit rendit arsyet pse s’është ditë feste, apel autoriteteve

Para
Endacaku humb jetën nga i ftohti, Avokati i Popullit: Tragjedi e paralajmëruar!

1 Maji i Punëtorëve, Avokati i Popullit rendit arsyet pse s’është ditë feste, apel autoriteteve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.