Aktori dhe humoristi i njohur Gentian Zenelaj ka postuar një foto të mrekullueshme nga Kodrat e Llogarasë. Pas rreshjeve të shiut dhe të ftohtit ylberi shfaqet shumë pranë Tokës dhe ofron një pamje të këndshme për t’u shijuar.
‘’Panorama spektakël, dallgë shumë, peshk zero për sot. Mirëmëngjes nga LLOGARA’’, shkruan aktori në foton e mëposhtme.
Pavarësisht se Jugu i Shqipërisë mbetet destinacioni i preferuar turistik për verën, edhe në dimër nuk do ta shijoni më pak pamjen që të ofron nëse vendosni të shkoni.