Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në studion e Fax News për të folur rreth kontratat e lobimit të Partisë Demokratike. Ku prokuroria ka deklaruar se nuk janë justifikuar 650 mjë dollar të kontratave të lobimit nga PD-ja.
Avokati Ngjela është shprehur se” “Ka një moment politik dhe juridik në këtë rast, momenti juridik nuk është I zgjidhur këtu I cili vjen nga letërporaosia e cila ka ardhur nga amerika dhe Britania e madhe . Prokuroria nuk mund të gënjejë sepse është letërpoerosi ku është shkruar e zeza mbi të bardhë, prokuroria nuk e falsifikon është pamundësi absolute. Çështja nuk është aq e lehtë juridikisht sa mendojnë këta.
Nuk mund të vijë letërporosia me kërkesën tënde, letërporosia është akuzë në këtë rast është elementi bazë I akuzës” .
I pyetur nëse kjo është një vepër penale, Ngjela është shprehur se është vepër penale.
“Që ka vepër penale nuk diskutohet,250 mijë janë deklaruar dhe vjen fatura 650 mijë. FBI mund ta dijë kush e ka financuar, mund ta kenë financuar qarqe që ndiqen në SHBA , mund t’I ketë financuar terrorizmi ndërkombëtarë por ne nuk dimë gjë por janë të gjitha mundësi , që të fitosh duhet të rrëzosh të gjitha mundësitë dhe të tregosh të vërtetën, se ku I ke gjetur këto para, nuk paguan njeri para veresie.
Këta mund të gënjejnë opinionin publik por nuk e dimë se cfarë do të thotë zëri I Amertikës. Problemi është se këta nuk justifikojnë paratë , dhe kjo është pikëpyetja.
Nëse vijnë nga një burim kriminal aq më keq, nëse vijnë nga biznesmen janë hamendësime juridike, këta nuk kanë avokat, duhet të ishin përgatitur”.
I pyetur sa ndikon kjo gjë për opozitën, avokati Ngjela është shprehur se kjo do të jetë një goditje përfundimtare.
“Tani kjo ka një abnalizë politike dhe politika amerikane do t’I godasi përfundimisht. Ky është një krim ndërkombëtar dhe PD –ja është e pa mbrojtur, janë të korruptuara të dyja palëve, PD dyshohet se ka marrë pjesë në një krim ndërkombëtar”.
Ngjela ka folur edhe për çështjen e Unazës së Re, për kompaninë DH Albania, të cilën e ka cilësuar si shkelje është nën hetim.
“Është një shkelje por nuk e dimë nëse është civile apo penale, atë duhet të shprehet SHBA çfarë falsifikimimi është dhe a e ka filluar procesin penal FBI? Por dim që në Shqipëri ka filluar një proces penal jo për këto por për kompanitë që kanë bashkëpunuar me këta, por janë nën hetim. Çështja zgjidhjet me një ekspertizë të Gjykatës”.
Ngjela ka folur edhe për Kongresin e Partisë Socialiste të cilin e ka quajtur punizëm.
“Metodë e vjetër është punizëm, nuk mund të jetë kryeministri kult, nën drejtimin e Edi Ramës thërrisnin , janë budallenj, sepse Kryeministri drejton vetëm qeverinë. Kryeministri është psiqik, ky flet për fasadat, këtu nuk ka prodhim nuk ka punë, ku I gjen ky kryeministër? Nga remitancat e emigantëve? Duke i marrë taksat.
Pse e mbajnë? Deri sat ë vijë Reforma në Drejtësi sepse edhe këtë e kap kjo gjë. Ps nuk duhet ta mbajë më”-u shpreh avokati Ngjela.