10:50 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Loja neveritëse nën dinjitetin e një kryeministri”, reagimi i fortë nga Kosova për përplasjen Rama-Haradinaj

09:08 | 02/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DW: Heqja e kufirit Kosovë-Shqipëri bashkim apo lehtësim i procedurave?

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj  ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për debatin që ka nisur mes kryemnistrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe Kryeminitrit të Shqipërisë Edi Rama pas zhvillimit të Samitit të Berlinit.

Pas akuzave të Haradinaj se Rama ka kërkuar heqjen e taksës dhe përgënjështrimin e kësaj gjëje nga kryeministri ynë (Lexo ketu) ka qenë dhe Nitaj deputet i Kuvendit të Kosovës që e ka cilësuar këtë ‘lojë’si neveritëse  nën dinjitetin e një kryeministri.

“Loja me fjale e Edi Rames per mohimin se ai nuk i paska kerkuar Ramush Haradinajt heqjen e takses, por ia paska sugjeruar ne dy raste pezullimin e saj, eshte neveritese dhe nen diniitetin e nje kryeministri” ka shkruar Nitaj.

Më tej Nitaj shton se Rama nuk duhet të ‘eklipsojë’ dështimin e politikës së tij duke vjedhur vrer ndaj një vendimi që ka marrë Qeveria e Kosovës.

“Edi Rames nuk ia heq dot kush te drejten te flase per Kosoven, por kjo nuk do te thot se ai mund ta eklipsoje deshtimin e politikes se tij, duke vjellur vner ndaj nje vendimi sovran të Qeverise e të Kryeministrit të Kosovës!” shkruan më tej në statusin e tij Nitaj.

Deputeti thotë gjithashtu që kryemintri Rama ka marrë anë në marëdhëniet Serbi-Kosovë dhe në politikën e brëndshme të këtij shtetit.

“ ‘Gojet e keqija’po flasin se Edi Rama, jo vetem se ka marre ane, por ka kohe qe eshte ne anen e gabuar!” përfudoi Nitaj.

Statusi i plotë i Muharrem Nitaj:

Deklarata e Edi Rames, nen dinjitetin e nje kryeministri

Nuk i jap te drejte vetes per te komentuar se cfare ka ndodhur ne Berlin, por loja me fjale e Edi Rames per mohimin se ai nuk i paska kerkuar Ramush Haradinajt heqjen e takses, por ia paska sugjeruar ne dy raste pezullimin e saj, eshte neveritese dhe nen diniitetin e nje kryeministri.

Aq me teper kur ne katrahuren gjuhesore te tij, i pervijohet edhe fjala genjeshter, ani se ne te njejtin shkrim te tij, edhe vet e pranon se ne dy raste i paska sigjeruar Haradinajt ta pranoje kerkesen per pezullimin e takses!

Pse si e paska konceptuar Edi Rama sugjerimin per pezullimin e takses!? Mbeshtetje jo se jo!! Nderkaq sugjerimi, per ne ne Kosoves, nuk eshte hiç me pak se kërkese!

Edi Rames nuk ia heq dot kush te drejten te flase per Kosoven, por kjo nuk do te thot se ai mund ta eklipsoje deshtimin e politikes se tij, duke vjellur vner ndaj nje vendimi sovran të Qeverise e të Kryeministrit të Kosovës!

Nese Edi Rama do qe vertete te flase e ta ndihmoje Kosoven, duhet te mos marre ane, jo vetem ne relacionin ndermjet Kosoves e Serbise, por as brendaperbrenda Kosoves, siç ne nuk po marrim anë ne perplasjen e madhe politike ne Tirane!

“Gojet e keqija”po flasin se Edi Rama, jo vetem se ka marre ane, por ka kohe qe eshte ne anen e gabuar!  MN.

(j.b/faxweb.al)

 

 

 

Etiketa: edi ramaMUHARREM NITAJramush haradinaj
Pas

‘Gjej një mënyrë të kthehesh tek unë”, Ajola Xoxa bën dedikimin prekës për të atin

Para

Qeveria i ka borxh 1.5 miliardë euro bizneseve dhe individëve

Para
FOTO/ Rama bën batuta për Bashën, Berishën dhe Kryemadhin, ja si zgërdhihen opozitarët e rinj

Qeveria i ka borxh 1.5 miliardë euro bizneseve dhe individëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.