Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk është reshtuar në krah të PD-së, përsa i përket video-përgjimit të realizuar ndaj Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm.
I ftuar në “Të Paekspozuarit”, deputeti Luan Rama, deklaroi se kjo video-përgjim është aksion i Partisë Demokratike. Të njëjtën gjë konfirmoi dje dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila tha se më shumë se aksion i PD-së, kjo që ndodhi me Xhafajn ishte një thikë pas shpine e Ramës për ministrin e tij.
Rama kthehet pas në kohë duke përmendur faktin se Xhafaj e ka dhënë njëherë dorëheqjen edhe pse nuk u pranua nga kryeministri i asaj kohe Pandeli Majko.
Luan Rama: Përgjimi është aksion i PD-së. Po, është një aksion i Partisë Demokratike. Çështja është se ky aksion i PD, është një sajesë, apo jo? Si ngjarje kjo nuk është e re për median dhe publikun, unë kam qënë Ministër i Mbrojtjes në atë kohë kur ka dalë ky problem dhe është e vërtetë që Xhafaj në atë kohë ka kërkuar dorheqjen te Majko.
Por sot nuk kemi një ngjarje që lindi dje, ka një background ngjarja, elementët konkrretë pastaj janë dokumentat e vendimit në Itali. Këtu bëhet fjalë për emra konkrretë që janë të vërtetë dhe vijmë te intervista apo përgjimi që ka dal. Duhet të ndërhyjë prokuroria, e cila edhe në një shtet anormal si ky i yni prokuroria duhet të ishte investuar që në momentin e parë që doli vendimi i gjykatës për Agron Xhafajn. Dmth prokuroria sekuestron përgjimin, intervistën me gazetarin etj.
(E.K/FAXWEB.AL)