15:13 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

LSI thirrje Ramës: Reflekto, drejtësia nuk është e asnjë partie

14:39 | 25/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
LSI thirrje Ramës: Reflekto, drejtësia nuk është e asnjë partie

LSI i bën thirrje kryeministrit Rama që të heq dorë nga bllokimi i Vetingut. Nga Selia e Kuvendit e ish-ministri i Drejtësisë dhe njëheraz deputet i LSI-së, Nasip Naço u shpreh se drejtësia nuk është pronë e asnjë partie.

Reagimi i LSI-së vjen në një moment që PS-ja vetëm me votat e saj miratoi uljen e numrit të personave që do të jenë pjesë e organeve të Vetingut. 

“LSI ka mbështetur dhe do mbështesë në çdo rast çdo kërkesë për ushtrimin e kushteve të komisionit të Vettingut. Kjo është e ndryshme nga vullneti i qeverisë.

I bëjmë thirrje mazhorancës që të reflektojë se organet e drejtësisë janë shumë të rëndësishme. Drejtësia nuk është e asnjë partie”, tha Nasip Naço nga Selia e Kuvendit. 

Kujtojmë se pas debateve të ashpra për disa orë, Komisioni i Ligjeve ka miratuar numrin e punonjësve për organet e Vettingut. Është miratuar numri i punonjësve për Kolegjin e Apelimit, Komisionin e Kualifikimit dhe Komisionerin Publik.

Ligjet kanë miratuar 110 punonjës në staf për këto institucione të rëndësishme të Vettingut, nga 185 që ishin kërkuar. Në fund, vetëm me votat e mazhorancës, Komisioni miratoi 50 punonjës për Komisionin e Kualifikimit nga 65 që kishte kërkuar. Komisionerit Publik i dha 26 nga 53, ndërsa atij të apelimit vetëm 37 nga 68.

Ndërkohë, anëtarët e Partisë Demokratike janë larguar nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, duke mos votuar një pikë, që kishte të bënte me propozimin për shtimin e numrit të punonjësve. 

Menjëherë pas largimit nga mbledhja, deputeti Halimi foli për media, ku i bëri thirrje mazhorancës të reflektojë deri ditën e enjte, kur pritet të mblidhet seanca plenare.
 
“Jemi kundër mazhorancës për të shkurtuar numrin e punonjësve të organeve të Vettingut. Mosvënia në dispozicion e stafit të mjaftueshëm për organet e Vettingut do të përbënte kërcënim ndaj veprimtarisë tepër të rëndësishëm të tyre. I bëjmë thirrje mazhorancës që të reflektojë deri ditën e enjte”, tha Halimi. 

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: LSImazhorancaVetingu
Pas

DETAJET e rënda, si i telefonoi motrës së gruas Bashkim Mekolli dhe i tha se kishte vdekur prej infraktit

Para

Kapet çifti kanibal në Rusi, ka vrarë dhe ngrënë 30 vetë, e tmerrshme çfarë iu gjen në shtëpi policia (FOTOT)

Para
Kapet çifti kanibal në Rusi, ka vrarë dhe ngrënë 30 vetë, e tmerrshme çfarë iu gjen në shtëpi policia (FOTOT)

Kapet çifti kanibal në Rusi, ka vrarë dhe ngrënë 30 vetë, e tmerrshme çfarë iu gjen në shtëpi policia (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri Rama paralajmëron rekord në procesin e integrimit europian: Hapje e plotë kapitujsh në nëntor

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio takohet me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në Malajzi

Fier/ Përfshihet nga flakët një automjet në qendër të qytetit

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

Tiranë/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro, të përfituara nga veprimtari kriminale

U shpëtua nga pushuesit teksa notonte dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë, ndërron jetë turistja ukrainase në Vlorë

Shtëpi me qira në Vlorë për prostitucion! Shpallet në kërkim tutorja spanjolle, nën hetim tre vajza

Kurbin / Kapet dhe arrestohet i riu me rrezikshmëri të lartë, i kërkuar për armëmbajtje dhe përgatitje për vrasje

Berisha publikon prova për manipulimin e votës së diasporës: Firmat në zarfe janë vetëm disa viza

Presidenti Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: 30 vite nga masakra më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.