Sot në orën 13:00, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krímit të Organizuar pritet t’i komunikoj akuzat dhe t’a marrë si të pandehur gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.
Në sajë të hetimeve ka rezultuar se gjyqtari i KPA nuk ka deklaruar një masë administrative të marrë në vitin 1997. Në atë kohë Këshlli i lartë i Drejtësisë ka shkarkuar Dacin nga detyra e gjyqtarit, për paaftësi dhe shkelje të ligjit.
Është pikërisht kjo shkelje që përbën shkak që Daci mos përmbushë kritert për të mbajtur statusin e prokurorit ose gjyqtarit dhe për këtë nuk mund të jetë më pjesë e Kolegjit të Posaçme të Apelimit.
Në muajin Maj, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pezulloi nga detyra Dacin me kërkesë të SPAK, por u rikthye 2 javë më vonë në detyrë nga Apeli. Tashmë prokuroria kërkon marrjen të pandehur të Dacit, kerkesë e cila do të kalojë në një seancë paraprake gjyqësorë.
Në këtë seancë pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të pushohet apo do t’i kthehet pas prokurorisë për veprime të tjera hetimore.