07:50 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Luan Rama tregon nëse i kanë bërë kërkesë Edi Ramës për të shkarkuar ministrat dhe në një pikë është shumë i qartë

13:15 | 17/03/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koalicioni qeverisës, Luan Rama: LSI forcë serioze që i qëndron marrëveshjeve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ndryshimet në qeveri gjatë ditëve të fundit dhe shqetësimin mbi trafikun e drogës në vend.

Ai u shpreh se LSI nuk merret me kërkesa për largim ministrash, kjo është e drejtë e kryeministrit, të cilën ia jep Kushtetuta.

“Për sa u përket ndryshimeve në qeveri janë çështje ekskluzive e Kryeministrit dhe LSI dhe Ilir Meta as ka bërë ndonjëherë dhe as bën ndonjë kërkesë për të larguar apo vënë ndonjë ministër. Kemi ngritur probleme parimore. Nuk kam asnjë opinion për sa kohë qëndrimi im është instritucional se respektoj tagrat e kryeministrit, është e drejtë kushtetuese e kryeministrit dhe respektojmë zgjedhjen që ai ka bërë.”, u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së.

Duke vënë theksin tek trafiku i drogës dhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rama u shpreh se fakti që Shqipëria u identifikua si vend i kanabizuar tregon se ka munguar eficensa e veprimit nga ana e organeve shtetërore:

“Jemi në prag të zgjedhjeve dhe duhet reaguar që tani, që sot menjëherë për t’iu përgjigjur DASH për kultivimin e lëndeve narkotike.”

Pyetje: A ka komunikim brenda koalicionit, apo vetëm këto deklaratapër largimet në qeveri? Cili është qëndrimi i kryeministrit Rama? Si i vlerësoni ndryshimete bëra?

Luan Rama: “Më lejoni të theksoj se qëndrimi i LSI-së ka qenë gjithnjë institucional, politik, qytetar, inkurajues dhe mbështetës për organet e ligjit sa i përket shqetësimit për trafikin e kanabisit.

Fakti që Shqipëria u evidentua si vend i kanabizuar dhe DASH e rikonfirmon këtë, do të thotë që më e pakta, ka munguar eficensa e veprimit të organeve shtetërore. Reagimi duhet të jetë i menjëhershëm, konkret nga organet e zbatimit të ligjit.

Ndryshimet në qeveri janë çështje ekskluzive të Kryeministrit. LSI, Ilir Meta nuk ka bërë asnjë kërkesë dhe as nuk do të bëjë. Kur kemi ndier nevojën për ndryshime, i kemi bërë, kemi ngritur probleme parimore.

Jemi në prag të zgjedhjeve dhe është shumë e rëndësishme që të reagohet në kushte alarmi për t’iu përgjigjur DASH-it me veprim konkret, që 2017 të mos jetë një kopje e 2016.

Nuk kam asnjë opinion, respektoj vendimet e kryeministrit. LSI mban qëndrim institucional, Kushtetuta ja jep këtë përgjegjësi.”

Luan Rama ka reaguar edhe për deklaratën më të fundit të kryedemokratit Basha, i cili u shpreh se Fatmir Xhafaj mund të kalojë pragun e Ministrisë së Brendshme veçse duke shkelur mbi trupat e shqiptarëve. Sipas kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, nuk mund të aplikohet gjuha e ultimatumeve, gjuhë të cilën LSI nuk e përdor.

Pyetje: A jeni të gatshëm të votoni kandidaturën e Fatmir Xhafajt si ministër? Si e shihni rezervën që ka Presidenti për të?

Luan Rama: Ne jemi të gatshëm për të bërë çdo gjë ligjore, për të garantuar zhdukjen e njollës së kompromentimit apo implikimit të zgjedhjeve. Nuk aplikojmë me askënd gjuhën e ultimatumeve, por kërkojmë të shfrytëzohen të gjithë instrumentat politikë. Ultimatumet nuk janë pjesë e sjelljes tonë politike.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: DrogaLSILuan Ramaministra
Pas

Raporti i DASH për drogën, LSI: T’i jepet fund spektakleve ku policët korrin kanabis, t’i jepet fund frazave demagogjike

Para

”A jeni të gatshëm të kaloni mbi trupin e Lulzim Bashës dhe të votoni Xhafajn?” Përgjigjet Luan Rama

Para
”A jeni të gatshëm të kaloni mbi trupin e Lulzim Bashës dhe të votoni Xhafajn?” Përgjigjet Luan Rama

''A jeni të gatshëm të kaloni mbi trupin e Lulzim Bashës dhe të votoni Xhafajn?'' Përgjigjet Luan Rama

Discussion about this post

 



Të Fundit

Çmimi i naftës rritet me më shumë se 9% pasi Izraeli sulmoi Iranin

Netanyahu: Operacioni kundër Iranit do të vazhdojë për “shumë ditë”

Parashikimi i motit për këtë të premte

Udhëheqësi suprem i Iranit: Izraeli duhet të presë “ndëshkim të rëndë”

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.