Moderatorja Luana Vjollca, e cila gëzon mjaft ndjekës në rrjetet sociale, ka ndarë me ta një kujtim nga e kaluara e saj, saktësisht fëmijëria.
Dhe kuptohet se bëhet fjalë për pasionin e saj, këngën, një pasion i hershëm për të. Nuk dihet se sa vjeç ka qenë Luana në foton e ndarë me ndjekësit, por ajo shihet duke kënduar në Festivalin e Fëmijëve.
Por ajo që tërheq vëmendjen nuk është vetëm kjo, por dhe fakti se me të këndon në skenë edhe e motra, e pandashmja e saj, Marina Vjollca.
“Në Festivalin e Fëmijëve duke kënduar këngën tonë të parë. Kam qenë më e shkurtër se Marina atëherë.”, shkruan Luana. (XH.A/SHUPLAKA)