Fatos Lubonja komenton protestën e sotme të opozitës duke theksuar se do do japë sinjalet e veta, megjithse gjykon se është larg të shndërruarit në një revolucion.
”Kjo protestë do japi sinjalet e veta, është një numër goxha i madh,. NJerëzit duhet të ndërgjegjësohen se nuk duhet të shesin votën.
Situata është e rëndë, zgjedhjet duhet të lira, rreziku i një partie-shtet që kontrollon gjithçka është i madh, por pa e ekzagjëruar që e quajnë revolucion, siç e quan Berisha”, tha për ”Neës24” analisti.
Ai tha se gjithçka varet nga fakti nëse do zgjedhim mjetet institucionale apo revolucionare.
”Një grup i madh protestuesish të detyron të marrësh vendime, si në Rumani…Se sa do realizohet është çështje tjetër, unë mendoj që është e vështirë se është e polarizuar shoqëria ”o me ne o kundër nesh”.
Kjo protestë do japi sinjalet e veta, është një numër goxha i madh. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen se nuk duhet të shesin votën.
Situata është e rëndë, zgjedhjet duhet të jenë lira, rreziku i një partie-shtet që kontrollon gjithçka është i madh, por pa e ekzagjëruar që e quajnë revolucion, siç e quan Berisha.
Populli është i lodhur, i zhgënjyer, ky konliktualitet brenda dy partive, bandave i quaj unë, i ka larguar nga politika. Sot ky popull do kishte nevojë për forca të reja”, tha mes të tjerash Lubonja. (V.G/SHUPLAKA)