Të paktën nëntë persona u vranë dhe rreth njëzet u plagosën në sulmin e Izraelit në një shkollë në Gaza, midis 1 dhe 2 Tetorit.
Lajmin e raportoi agjencia palestineze të lajmeve “WAFA”. Burimet nga Tel Aviv kishin thënë se ata besonin se objektivi ishte një bazë e Hamasit.
Agjencia palestineze thotë se avionët luftarakë izraelitë bombarduan gjatë mesnatës edhe shtëpinë e familjes së gazetarit Ahmed al-Zard, duke vrarë të paktën katër persona në Khan Yunis, në Rripin jugor të Gazës.
Sipas “WAFA”, viktimat janë vëllai, xhaxhai dhe dy kushërinjtë e reporterit, i cili në vend të kësaj u plagos rëndë në sulm, së bashku me nënën e tij dhe vëllanë tjetër.