11:19 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Qindra raketa mbi Izrael, SHBA dënon sulmin e Iranit: Përshkallëzim i rëndësishëm

08:19 | 02/10/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qindra raketa mbi Izrael, SHBA dënon sulmin e Iranit: Përshkallëzim i rëndësishëm

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Iranin se do të përballej me pasoja të rënda për sulmin me raketa balistike kundër Izraelit të martën. Uashingtoni tha se sulmi shënoi një përshkallëzim të theksuar por duket se nuk kishte qenë efikas.

Gjatë një konference shtypi të martën, Presidenti Joe Biden shprehu mbështetjen e fuqishme për Izraelin ndërsa e cilësoi sulmin e Iranit si joefektiv. Presidenti Biden tha se po zhvilloheshin diskutime lidhur me mënyrën se si do të përgjigjej Izraeli ndërsa tha se ka në plan të zhvillojë një bisedë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Zyrtarët në Uashington thanë se forcat amerikan në rajon ndihmuan në përpjekjet mbrojtëse të Izraelit ndërsa Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë konsultime me Izraelin lidhur me hapat e ardhshëm. Disa analistë thonë se përgjigja e Izraelit ka të ngjarë të ketë si objektiv objektet bërthamore ose të naftës të Iranit, ndërsa ekspertë të tjerë thanë se Uashingtoni po punon në prapaskenë për të frenuar përgjigjen e Izraelit.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht Izraelin”, tha për gazetarët Presidenti Biden, ndërsa shtoi se mbetet për t’u parë se si do të përgjigjet Izraeli. Ndërsa shërben në muajt e fundit të mandatit të tij, Presidenti Joe Biden përballet me kritika të ashpra brenda dhe jashtë vendit lidhur me mbështetjen ushtarake amerikane për Izraelin. Po ashtu me kritika përballet edhe Nënpresidentja Harris, kandidate e Partisë Demokrate për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit.

Ish Presidenti Donald Trump, kandidat i Partisë Republikane për Shtëpinë e Bardhë lëshoi një deklaratë pas sulmit iranian me raketa balistike. “Irani ka eksportuar terror në të gjithë botën dhe po shpërbëhet. E gjithë Lindja e Mesme është duke u shpërbërë”, tha republikani Trump i cili përballet me demokraten Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Nënpresidentja Harris tha se Irani ishte një forcë e rrezikshme dhe destabilizuese në Lindjen e Mesme dhe se Uashingtoni ishte i përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit. Pentagoni tha se dy destrojerë të marinës amerikane ndihmuan në eliminimin e raketave iraniane që kishin si objektiv Izraelin.

Zyrtarët amerikanë thanë se nuk kishin asnjë paralajmërim nga qeveria e Iranit për fillimin e sulmit me raketa. “Shtetet e Bashkuara nuk u njoftuan për asgjë përpara sulmit, por një paralajmërim serioz u lëshua më vonë”, tha misioni iranian në një deklaratë.

Reagimi i Izraelit ndaj Iranit në prill ishte relativisht i butë dhe dukej i kalibruar për të shmangur rreziqet e një lufte të gjerë midis vendeve kundërshtare, edhe pse shkatërroi një tabu të sulmeve të drejtpërdrejta nga Teherani. Analistët thonë se Izraeli mund të godasë më rëndë kësaj here. “Sulmi iranian me raketa hap dritën jeshile për një kundërsulm nga Izraeli, ndoshta përballjen e madhe të përfolur prej vitesh nga Kryeministri Netanyahu”, tha analistja Laura Blumenfeld, me Universitetin Johns Hopkins.

Etiketa: iraniIzraelishba
Pas

Zjarret në Greqi, Shqipëria në ndihmë të vendit fqinj me efektivë zjarrfikës e mjete

Para

Lufta/ Izraeli bombardon dhe shkollën në Gaza, 9 të vdekur dhe 20 të plagosur!

Para
Lufta/ Izraeli bombardon dhe shkollën në Gaza, 9 të vdekur dhe 20 të plagosur!

Lufta/ Izraeli bombardon dhe shkollën në Gaza, 9 të vdekur dhe 20 të plagosur!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/Parandalohet një konflikt i rrezikshëm, arrestohet 44-vjeçari që kanosi me sopatë dy shtetas

Tritan Shehu pas aksionit policor në Theth: “Policia e Ramës si e Kim Yong-un, e armatosur me kallashnikov ndaj qytetarëve”

Situata e zjarreve në vend: 21 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 5 ende aktive

Fushë-Krujë/Lirohen hapësirat publike, qytetarët lëvizin lirshëm në trotuare

Vijojnë ndryshimet në radhët e Policisë së Shtetit: Emërime të reja në komisariatet e Kuçovës, Mallakastrës dhe Vlorës

Fier/Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen 3 hapësira publike në Seman, procedohen penalisht 3 pronarë subjektesh

Aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, Jorida Tabaku: Paketa e Maleve, “kali i Trojës” për Veriun

Përçarja tregtare mes BE-së dhe SHBA-së e afërt, tarifat e Trump për makinat dhe produktet bujqësore janë vija e kuqee

Aksion gjatë natës në Theth: Prishen dhjetëra ndërtime pa leje

Vlorë, vijon aksioni i policisë për lirimin e hapësirave publike! Sekuestrohen 40 çadra dhe 80 shezlongë, pronari nuk kundërshton

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.