23:03 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Luftar Pajës i heqin ilaçin e domosdoshëm: Është si të shkoj në varrezat e Tufinës

20:54 | 09/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luftar Pajës i heqin ilaçin e domosdoshëm: Është si të shkoj në varrezat e Tufinës
Udhëzimet e fondit të sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor kanë kufizuar përdorimin e disa medikamenteve të rëndësishme që janë në listën e barnave me rimbursim, por ç’ka bën që shumë pacientë që janë trajtuar deri më tani ta ndërpresin atë.

Një prej të cilave është medikamenti që përdorin pacientët me probleme kardiake që mbajnë nën kontroll hollimin e gjakut dhe shumë prej tyre janë njoftuar nga mjeku i familjes se nuk do ta përfitojnë më me rimbursim, por duhet ta blejnë me çmim të plotë në farmaci.

Një prej pacientëve që është trajtuar me këtë medikament sipas rekomandimit të mjekut kardiolog është aktori Luftar Paja.

“Kur erdhi radha për të marrë trajtimin më tha mjekja që nuk e përfiton se ka disa procedura. Të më heqësh ksarelton mua është të më thuash të shkoj në trombozë, apo të shkoj në varreza të Tufinës apo Sharrës. Unë pensionit jam, nuk më del të blej 100 mijë lekë në muaj këtë ilaç. Do t’i bie në qafë fëmijëve”, shprehet Luftar Paja.

Por pacientët që u duhet të ndërpresin këtë mjekim janë të shumtë. Zgjidhja që ofrohet është ata minimumi të bëjnë analizën e gjakut një herë në dy javë për të mbajtur në kontroll hollimin e gjakut. Ndaj, aktori i njohur ka një kërkesë.

“Mëshirë për ne. Shumë shumë edhe 5 vjet na ka ngarkesë kjo qeveri. Po jetuam dhe 5 vjetë kemi mirë”, thotë aktori.

Lista e re e barnave me rimbursim ka bërë që t’u ndërpritet mjekimi edhe pacientëve me diagnoza të tjera. Burime të Top Channel thonë se synimi për të shtuar ilaçe të reja pa rritur fondet ka bërë që të kufizohet përdorimi i medikamenteve ekzistues në rimbursim, duke bërë që shumë pacientë të dalin nga skema e trajtimit. /TCH/

Etiketa: lufter paja
Pas

Dalja nga marrëveshja/Trump kërcënon sërish: Në rast prodhimi armësh bërthamore…

Para

Skënderbeu shpallet zyrtarisht kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2017-2018

Para
Skënderbeu shpallet zyrtarisht kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2017-2018

Skënderbeu shpallet zyrtarisht kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2017-2018

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.