02:39 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Luftë kundër evazionit të pastrueseve, kjo është çarje tr*pi

10:05 | 17/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shqipëria, i vetmi vend që takson hallin dhe jo luksin”/ Për jahtet dhe miliarderët, gazetari zbulon koncesionin e radhës

Nga Klodian Tomorri

Qeveria e gjeti zgjidhjen e informalitetit. Kanë vendosur të ulin pragun e detyrimit për deklarimin personal të të ardhurave nga 2 milionë lekë në vit që ishte në zero.

Domethënë një pastruese që bën dy punë me nga 20 mijë lekë në muaj secila, qeveria do e detyrojë të plotesojë deklaratën vjetore të të ardhurave. Kjo pastruesja sot paguan zero tatim mbi të ardhurat. Por nga viti tjeter do paguajë 1300 lekë tatim në muaj. Shpëtoi arka e shtetit.

Kjo është Republika e nxirjes së jetes. Imagjino pastruesen, elektriçistin, hidraulikun, kamerierin që bëjnë nga dy punë të plotësojnë deklaratën e të ardhurave. Çmenduri!

Ti mund jesh punonjës sezonal. Për tre muaj bën dy punë, pastaj rri 4 muaj pa punë. Pastaj fillon prapë. Ne fund të vitit do të shkosh tek Tatimet dhe do të dokumentosh të gjitha rrogat, që është një çarje trapi edhe për ata që janë ekonomistë, jo më për njerëzit e thjeshtë. Efektet anësore të progresivizmit.

Mbani withholdig në burim dhe na lini rehat me këto, keni Perëndinë. Po ky është turp, plotëso deklaraten e të ardhurave me 40 mijë lekë të ardhura në muaj. Me kaq të ardhura, një familje është në kufirin e varferisë, qeveria i thotë ploteso deklaratën vjetore që të marrë 1 mije lekë taksë në muaj unë.

Dërrmojini pastrueset derrmojini. Se ata jane evazorët. Kurse pronaret e hoteleve dhe resorteve paguajnë zero lekë tatim fitimi, 6 për qind tvsh dhe hiç takse infrastrukture.

Madje këtë vit kanë bërë dhe çudira të tjera aty në paketën fiskale. Përjashtohen koleksionistët e automjeteve nga tvsh-ja, janë të përjashtuar nga fitimi kapital dhe kanë rritur komisionin që i shkon drejtorisë së transportit rrugor.

Një koleksionist ka Shqiperia. Ndaj na duhen leket e pastrueseve që të perjashtojme nga taksat te pasurit. Të paktën, tregohuni të ndershem. Vërini emrin paketës fiskale se aq gonxhe sa e keni bërë, bën muuuu.

 

Etiketa: evazioni i pastrueseveklodian tomorri
Pas

Veset e çdo mëngjesi që po ju bëjnë të shtoni në peshë pa e kuptuar; Duhet të hiqni dorë sa më shpejt

Para

Tërmeti i fuqishëm shkund Tiranën, zbulohet epiqendra dhe intesiteti i tij

Para
FOTOT/ Si i përjetuan qytetarët tërmetet, sjellim pamjet ku nuk mungojnë edhe ato komike

Tërmeti i fuqishëm shkund Tiranën, zbulohet epiqendra dhe intesiteti i tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.