Paraditen e sotme Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi gjatë ditës së djeshme ka dalë në rrugë me makinën e tij pavarësisht masave të marra nga autoritetet për ndalimin e qarkullimit.
Sipas bluve të kryeqytetit, drejtuesit të mjetit i është bërë shenjë të ndalonte ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur duke përplasur dy mjete të policisë ndërsa ka tentuar të largohet nga vendngjarja.
Siç e raportuam edhe më herë, efektivët i janë vënë pas 33-vjeçarit për të cilin mësohet se quhet Mirsad Kuçanaj, ish-efektiv i njohur
Mirsad Rexhep Kuçanaj, ish efektiv policie, i akuzuar për vrasjen e Enton Nikajt në Linzë të Tiranës në vitin 2015 dhe u plagos Ismet Gazheri, ngjarje e ndodhur në restorantin “Muraga”
Ndërkohë, në operacionin e njoftuar nga policia së fundmi, rraportohet se 33-vjeçari ndodhej në makinë bashkë me vëllain e tij të cilët në tentativë për t’u larguar, kanë braktisur mjetin duke ikur me vrap në fshatrat e Vorës, ku edhe janë kapur nga policia.
Gjatë kontrollit, të ushtruar ndaj tyre, policia gjetur dhe sekuestruar 12 400 marka zvicerjane dhe një thikë.
“Në Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Durrës, si dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij shtetasi E. K.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës i kanë dhëne shenjë për të ndaluar mjetit tip BMË me targa të huaja, në dalje të kryeqytetit, me drejtues shtetasin M. K, por ky i fundit nuk i është bindur dhe ka shtuar akoma më shumë shpejtësinë dhe manovrat e rrezikshme, duke u bërë rrezik serioz për veten dhe punonjësit e Policisë Rrugore, ku në tentativë për t’u larguar, ka goditur dy mjete të Policisë Rrugore të Tiranës, që po e ndiqnin pa ndërprerje, deri sa ka braktisur mjetin në një rrugë rurale në afërsi të Vorës dhe janë larguar në këmbë, por falë ndjekjes nga afër janë prangosur nga efektivët e rrugores, të dy personat dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore e procedurale.
Gjatë kontrollit në mjet dhe në trup, Policia gjeti dhe sekuestroi 12400 franga zvicerane, një thikë dhe disa karta banke zvicerane, në emër të shtetasit M. K.
Arrestimi i shtetasit M. K., u bë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrim prone”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërsa vëllai i tij shtetasi E. K. është proceduar penalisht, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.”, njoftoi sot Policia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)