Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit janë mjaft të acaruara. Vrasja e gjeneralit iranian, Kasem Sulejmani e ka acaruar së tepërmi Iranin, i cili mesa duket nuk ka ndërmend ta lërë me kaq, por do të kundërpërgjigjet.
Sipas “Daily Mail”, Irani ka vendosur 80 milionë dollarë për kokën e presidentit të SHBA, Donald Trump. Po ashtu, në artikull thuhet se një nga organizatorët e varrimit të Kasem Sulejmanit ka bërë thirrje që secili iranian të dhurojë nga 1 dollar, me qëllim që të mblidhet shuma e lartpërmendur.
Po ashtu, Irani ka njoftuar se nuk do të respektojnë më asnjë kufi të marrëveshjes së tij bërthamore të vitit 2015.
Ndërsa deputeti iranian, Abolfazl Abutorabi ka kërcënuar se Irani do të godasë Shtëpinë e Bardhë. “Ne mund të sulmojmë vetë Shtëpinë e Bardhë, mund t’u përgjigjemi atyre në tokën amerikane.
Ne kemi fuqinë dhe Zotin dhe do të përgjigjemi në një kohë të përshtatshme. Kur dikush shpall luftë, dëshiron t’iu përgjigjesh plumbave me lule? Ata do t’ju qëllojnë në kokë”, tha Abutorabi, sipas Agjencisë së Lajmeve të Punës në Iran.