23:07 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Luftë, tensione dhe rikthim tek e kaluara. Çfarë paralajmëron media britanike për mosçeljen e negociatave

15:33 | 04/11/2019
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luftë, tensione dhe rikthim tek e kaluara. Çfarë paralajmëron media britanike për mosçeljen e negociatave

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përballen me rrezikun e rritjes së nacionalizmit dhe shkatërrimin e reformave ekonomike, pasi Bashkimi Europian ua mbylli derën për një kohë të gjatë shpresave të tyre, kanë paralajmëruar liderët e të dy vendeve, shkruan sot Valerie Hopkins e gazetës së njohur britanike ”The Financial Times”.

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, deklaroi në një intervistë se i frikësohej një rikthimi në të kaluarën e keqe të vendit të tij, etnikisht të ndarë, duke përfshirë një luftë civile të shmangur në vitin 2001.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, deklaroi në një intervistë të veçantë se vendi i tij rrezikon të bëhet dëm kolateral nga përçarja e BE-së në lidhje me zgjerimin.

Paralajmërimet nga të dy udhëheqësit e Ballkanit theksojnë frikën e analistëve se mospranimi i të dy vendeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit, do të destabilizojë një rajon, gjeopolitikisht delikat, ku ndikimi i vendeve të tjera përfshirë Rusinë dhe Kinën, po rritet.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, bllokoi hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Të dy vendet janë ankuar se BE nuk po përmbush anën e saj të marrëveshjes së nënkuptuar, pasi si Tirana ashtu dhe Shkupi vepruan në përpjekje për të përmbushur kërkesat e Brukselit. Holanda dhe Danimarka ishin gjithashtu kundër bisedimeve me Shqipërinë.

Zaev shprehu shqetësimin se marrëveshja me Greqinë, e nënshkruar vitin e kaluar për të riemëruar vendin e tij, mund të rihapet përsëri mes ringjalljes së ndjenjës nacionaliste. Ndryshimi i emrit ishte një hap i rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por ishte i diskutueshëm në të dy vendet dhe Zaev paralajmëroi se zbatimi i mëtejshëm i marrëveshjes së arritur me Athinën ndodhet në rrezik.

“Një pjesë e procesit është e pakthyeshme, por shqetësohem se mund të ketë një kthim në të kaluarën e keqe që kemi pasur”, deklaroi ai, duke përmendur natyrën multietnike të vendit të tij, i ndarë mes shumicës maqedonase dhe shqiptarëve etnikë.

“Nëse ka mjaftueshëm retorikë nacionaliste, veprime radikale dhe fjalime në Maqedoninë e e Veriut, kjo do u japë politikanëve grekë argumente për të përdorur të njëjtën lloj retorike. Kjo mund të sjellë ndërmarrjen e hapave konkretë nga të gjithë, gjë që nuk do të jetë në të mirë të rajonit ose vendit tim”, deklaroi Zaev.

Zaev tashmë ka deklaruar se ai do të japë dorëheqjen duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm, pas refuzimit të BE-së. Ai ka thënë se marrëveshja e emrit me Greqinë, e njohur si Marrëveshja e Prespës, mund të jetë në rrezik nëse partia e tij nuk fiton.

Rama deklaroi në Tiranë se vendimi për të mos hapur negociatat e pranimit ka qenë një tronditje e rëndë psikologjike në vend dhe ka dëmtuar besueshmërinë e unionit në rajon.

“Ne jemi ndarë dy herë në mënyrë brutale nga Europa, herën e parë, për pesë shekuj nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe më pas për gjysmë shekulli nën regjimin brutal komunist. Askush nuk mund të jetojë me idenë se mund të ketë një herë të tretë dhe se këtë herë mund të jetë Europa që na ndan brutalisht nga vetvetja”, deklaroi ai.

Rama dhe Zaev deklaruan se ata i kuptonin shqetësimet e shteteve anëtare të BE-së, se ata i kishin bllokuan negociatat sepse ata duan të ndjekin reforma në union dhe politikat e saj të zgjerimit.

Por, ata të dy ranë dakord se një anëtarësim i mundshëm do të ishte paktën një dekadë larg, dhe se vendet e tyre dhe vetë BE-ja mund të vazhdonin ndërkohë reformat e tyre.

Rama deklaroi se nevoja për një reformë të brendshme të BE-së, në të vërtetë nuk ishte një alibi e vazhdueshme për atë që që mund të konsiderohet çështje thelbësore”.

“Europa gjendet në një kohë kur mund të përkeqësohet përpara se të përmirësohet dhe ne jemi vetëm dëmi kolateral i kësaj”, tha Rama.

Judy Dempsey, një pjesëmarrëse e rëndësishme jorezidente në Carnegie Europe me seli në Berlin, deklaroi se besueshmëria e BE-së ishte dëmtuar sepse liderëve u ishte thënë që në 2003 se, nëse ata do të plotësonin kriteret e BE-së, ata do të pranoheshin, dhe tani që të paktën Shkupi e kishte bërë këtë, vendi u refuzua me arsyetimin se BE-ja si fillim duhet të reformohet.

“Premtimet nuk u mbajtën. Tani Ballkani Perëndimor lehtësisht mund të ndikohet nga Kina ose Rusia”, deklaroi ajo.

Zaev ka shprehur shqetësimin e tij për përpjekjet për të mbushur boshllëkun.

“Ky vendim u krijon hapësirë forcave të treta, që nuk janë shumë të dobishme, që nuk na ofrojnë demokracinë, lirinë dhe shtetin e së drejtës”, deklaroi Zaev.

Etiketa: maqedoni e veriutshqiperi
Pas

Shpërthejnë protestat e studentëve në Athinë, të rinjtë sulmojnë me gurë dhe molotov policinë

Para

Kastro Zizo, baba për herë të tretë

Para
Bojkotoi “Këngën Magjike”, Kastro Zizo shpërthen kundër kolegëve: Janë hipokritë

Kastro Zizo, baba për herë të tretë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.