12:59 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Luftë, tensione dhe rikthim tek e kaluara. Çfarë paralajmëron media britanike për mosçeljen e negociatave

15:33 | 04/11/2019
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luftë, tensione dhe rikthim tek e kaluara. Çfarë paralajmëron media britanike për mosçeljen e negociatave

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përballen me rrezikun e rritjes së nacionalizmit dhe shkatërrimin e reformave ekonomike, pasi Bashkimi Europian ua mbylli derën për një kohë të gjatë shpresave të tyre, kanë paralajmëruar liderët e të dy vendeve, shkruan sot Valerie Hopkins e gazetës së njohur britanike ”The Financial Times”.

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, deklaroi në një intervistë se i frikësohej një rikthimi në të kaluarën e keqe të vendit të tij, etnikisht të ndarë, duke përfshirë një luftë civile të shmangur në vitin 2001.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, deklaroi në një intervistë të veçantë se vendi i tij rrezikon të bëhet dëm kolateral nga përçarja e BE-së në lidhje me zgjerimin.

Paralajmërimet nga të dy udhëheqësit e Ballkanit theksojnë frikën e analistëve se mospranimi i të dy vendeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit, do të destabilizojë një rajon, gjeopolitikisht delikat, ku ndikimi i vendeve të tjera përfshirë Rusinë dhe Kinën, po rritet.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, bllokoi hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Të dy vendet janë ankuar se BE nuk po përmbush anën e saj të marrëveshjes së nënkuptuar, pasi si Tirana ashtu dhe Shkupi vepruan në përpjekje për të përmbushur kërkesat e Brukselit. Holanda dhe Danimarka ishin gjithashtu kundër bisedimeve me Shqipërinë.

Zaev shprehu shqetësimin se marrëveshja me Greqinë, e nënshkruar vitin e kaluar për të riemëruar vendin e tij, mund të rihapet përsëri mes ringjalljes së ndjenjës nacionaliste. Ndryshimi i emrit ishte një hap i rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por ishte i diskutueshëm në të dy vendet dhe Zaev paralajmëroi se zbatimi i mëtejshëm i marrëveshjes së arritur me Athinën ndodhet në rrezik.

“Një pjesë e procesit është e pakthyeshme, por shqetësohem se mund të ketë një kthim në të kaluarën e keqe që kemi pasur”, deklaroi ai, duke përmendur natyrën multietnike të vendit të tij, i ndarë mes shumicës maqedonase dhe shqiptarëve etnikë.

“Nëse ka mjaftueshëm retorikë nacionaliste, veprime radikale dhe fjalime në Maqedoninë e e Veriut, kjo do u japë politikanëve grekë argumente për të përdorur të njëjtën lloj retorike. Kjo mund të sjellë ndërmarrjen e hapave konkretë nga të gjithë, gjë që nuk do të jetë në të mirë të rajonit ose vendit tim”, deklaroi Zaev.

Zaev tashmë ka deklaruar se ai do të japë dorëheqjen duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm, pas refuzimit të BE-së. Ai ka thënë se marrëveshja e emrit me Greqinë, e njohur si Marrëveshja e Prespës, mund të jetë në rrezik nëse partia e tij nuk fiton.

Rama deklaroi në Tiranë se vendimi për të mos hapur negociatat e pranimit ka qenë një tronditje e rëndë psikologjike në vend dhe ka dëmtuar besueshmërinë e unionit në rajon.

“Ne jemi ndarë dy herë në mënyrë brutale nga Europa, herën e parë, për pesë shekuj nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe më pas për gjysmë shekulli nën regjimin brutal komunist. Askush nuk mund të jetojë me idenë se mund të ketë një herë të tretë dhe se këtë herë mund të jetë Europa që na ndan brutalisht nga vetvetja”, deklaroi ai.

Rama dhe Zaev deklaruan se ata i kuptonin shqetësimet e shteteve anëtare të BE-së, se ata i kishin bllokuan negociatat sepse ata duan të ndjekin reforma në union dhe politikat e saj të zgjerimit.

Por, ata të dy ranë dakord se një anëtarësim i mundshëm do të ishte paktën një dekadë larg, dhe se vendet e tyre dhe vetë BE-ja mund të vazhdonin ndërkohë reformat e tyre.

Rama deklaroi se nevoja për një reformë të brendshme të BE-së, në të vërtetë nuk ishte një alibi e vazhdueshme për atë që që mund të konsiderohet çështje thelbësore”.

“Europa gjendet në një kohë kur mund të përkeqësohet përpara se të përmirësohet dhe ne jemi vetëm dëmi kolateral i kësaj”, tha Rama.

Judy Dempsey, një pjesëmarrëse e rëndësishme jorezidente në Carnegie Europe me seli në Berlin, deklaroi se besueshmëria e BE-së ishte dëmtuar sepse liderëve u ishte thënë që në 2003 se, nëse ata do të plotësonin kriteret e BE-së, ata do të pranoheshin, dhe tani që të paktën Shkupi e kishte bërë këtë, vendi u refuzua me arsyetimin se BE-ja si fillim duhet të reformohet.

“Premtimet nuk u mbajtën. Tani Ballkani Perëndimor lehtësisht mund të ndikohet nga Kina ose Rusia”, deklaroi ajo.

Zaev ka shprehur shqetësimin e tij për përpjekjet për të mbushur boshllëkun.

“Ky vendim u krijon hapësirë forcave të treta, që nuk janë shumë të dobishme, që nuk na ofrojnë demokracinë, lirinë dhe shtetin e së drejtës”, deklaroi Zaev.

Etiketa: maqedoni e veriutshqiperi
Pas

Shpërthejnë protestat e studentëve në Athinë, të rinjtë sulmojnë me gurë dhe molotov policinë

Para

Kastro Zizo, baba për herë të tretë

Para
Bojkotoi “Këngën Magjike”, Kastro Zizo shpërthen kundër kolegëve: Janë hipokritë

Kastro Zizo, baba për herë të tretë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë , arrestohet autori i plagosjes me thikë

Tiranë /Finalizohet operacioni “Silent Load”, arrestohet 52-vjeçari që transportonte mallra të dyshuara si të kontrabanduara

Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, 600 dronë dhe 26 raketa lëshohen në Kiev

Rama reagon pas lirimit të hapësirave në Vlorë: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

Fier/Zjarr pranë “Ura e Daullasit”, ndërhyjnë zjarrfikësit

Elbasan/Finalizohet operacioni “Texas Poker 2”, arrestohet 31-vjeçari që kishte kthyer lokalin në kazino ilegale

DASH do të fillojë pushimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

“Fytyra të reja në drejtim” – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë emëron gruan e parë në krye të Komisariatit të Kuçovës

Vijon dhe sot aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth

Punime në çati pa masa sigurie në Rrugën e Dibrës, rrezik për qytetarët(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.