Dje, një investigim i rëndësishëm i gazetës ”Dita”, solli fakte të forta rreth një investimi që Bashkimi Europian kishte bërë për ambasadoren e tij në Tiranë, Romana Vlahutin. Një vilë 1.6 milionë euro në një nga komplekset më luksoze të kryeqytetit. Më vonë skandali u thellua, pasi vetë Vlahutin kishte firmosur edhe një kontratë qiraje për vilën në fjalë. Pasditë reagoi edhe Bashkimi Europian, i cili komunikoi se vendi u zgjodh sipas parashikimeve të tyre.
![rrollinghills](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/01/rrollinghills-500x400.jpg)
Por le t’i hedhim një sy se si jetojnë zyrtarë apo edhe kryeministra nëpër botë që duhet thënë, janë i një rëndësie më të madhe në sferën politike.
Angela Merkel ka një rezidencë në godinën e Kancelarisë gjermane, ku patrullojnë vetëm 2 policë dhe një mjet policie.
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/01/angelamerkelresidenca-600x291.jpg)
Kryeministri suedez, Stefan Lofven jeton te godina e vogël me çati të zezë, që shihni në foto. Pa mbrojtje. (V.G/SHUPLAKA)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/01/kryeministrisuedez-600x336.jpg)