Seanca e katërt ndaj kreut të opozitës Lulzim Bashës në Apelin e Tiranës është shtyrë për në datën 14 maj, ora 10:30. Trupi gjykues në seancë ishte Shpresa Beçaj, Alaudin Malaj, Shkelqim Mustafa.
Mësohet se i pandehuri Arben Ristani dhe përfaqësuesi ligjor i Lulzim Bashës Eduard Halimi nuk kanë qendruar në sallë as tre minuta.
Burime për Fax News bëjnë me dije se trupi gjykues ka kërkuar kohë për të njohur çështjen, pasi është zëvendësuar një prej anëtarëve, pas dorëheqjes së Fatmira Hajdarit.
Pak kohë më parë Prokuroria apeloi çështjen e Bashës për lobimin rus, të cilën Gjykata vendosi që ta pushojë për mungesë provash.
Prokuroria e Tiranës kundërshtoi pushimin e hetimeve për Bashën dhe 2 zyrtarët e PD. Ajo i ka kërkoi Gjykatës së Apelit të kthehen aktet. Çështja u pushua nga gjyqtari Lazër Sallaku. Në 41 faqe vendim thuhej se nuk ekzistonin fakte penale.
Sipas hetimit ka rezultuar se PD-ja s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”. Nisur nga ç’deklaron gjykata, kontrata e Nick Muzin me “BiniadaTrade” s’ka lidhje me ndonjë parti.
“Nuk ka asnjë aktmarrëveshje mes Muzin dhe Partisë Demokratike. Nuk ka prova që Muzin ka marrë 500 mijë dollarë nga PD dhe 150 mijë dollarë Biniada Trade”, shprehej gjykata në vendim.
(M.Q/Faxweb.al)