08:23 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjobitet me 1 milionë lekë pronari i lokalit që takoi Basha në Durrës, reagon zyrtarisht policia: Nuk respektoi distancën

20:49 | 14/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia procedon penalisht Lulzim Bashën, zbulohet arsyeja (FOTO)

Policia e Durrësit procedon penalisht kryetarin e PD-së Lulzim Basha pas takimit me tregtarët në këtë qytet. Mësohet se procedimi ka nisur me akuzën “per shkelje të rregullave kundër përhapjes së COVID-19”.

Ndërkaq në deklaratën zyrtare të policisë bëhet e ditur se është marrë masë administrative 1 milionë lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A.H.

“Policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbylluar të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″. Ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administrativ, bazuar mbi Aktin Normativ.

Bazuar mbi Aktin Normativ, është marrë masë administrative 1 milionë lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A.H.

Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet, L.B, F. Xh., A. M., R. G., A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe të distancimit social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojnë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.”- njofton policia.

Etiketa: lulzim bashaprocedim penal
Pas

“Ato që janë pasuruar me gjakun e popullit të mos guxojnë të afrohen”, flet me tonë të ashpra Budina: Po ra Teatri do të bjerë Shqipëria!

Para

Vendimi i qeverisë për teatrin, zbardhet kërkesa e Avokatit të Popullit

Para
Dhuna ndaj studentëve në fakultete, reagon avokati i Popullit: E paparanueshme!

Vendimi i qeverisë për teatrin, zbardhet kërkesa e Avokatit të Popullit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngërçi politik në Kosovë, sot seanca e 45-të për konstituimin e Kuvendit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

“Afrika e Jugut dhe Libia po pushtojnë Europën!”/ Greqia pritet të ashpërsojë sot masat për emigracionin e paligjshëm

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, vdes 17-vjeçari në Itali

Priten pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata/ ISSH: Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale

Kryeministri i Izraelit përcakton vijat e kuqe për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës në Gaza

Trump do të vizitojë Teksasin Qendror të shkatërruar nga përmbytjet

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas rritet në 120, operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon

Merz: Gjermania mbështet plotësisht planet e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në

Zelensky: 200 marrëveshje me vlerë totale mbi 10 miliardë euro gati për t’u nënshkruar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.