Lulzim Basha ka zgjedhur të mbyllë protestën 30 minuta më herët. Në kundërshtim nga çfarë ishte thënë më herët nga Partia Demokratike, fjala mbyllës e kryedemokratit është mbajtur shumë më herët.
“E gjithe Shqipëria e bashkuar ka një mesazh të qartë, Rama ik.
Jetojmë në kohët më ta pasigurta dhe ndaj detyrohen shumë të rinj masivisht të largohen nga familjet dhe shtëpitë e tyre. Ata nuk gjejnë vend dhe punë në një vend ku paratë shkojnë në xhepat e Edi Ramës, Damian Gjiknurit me shok.
Edi Rama ka shkaktuar mjerimin dhe papunesinë më të lartë. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë Europë, qetësi dhe punësim. Ne po përjetojmë ditëtë tona më të zeza që nga dalja e diktaturës shumë vite më parë.
Ne jemi mbledhur sot këtu për largimin e kreut të organizatës kriminale të kapur Edi Rama. Ata e kanë vulosur vetë fatin e tyre tani është koha të ikin.”-tha Basha.
(s.a/faxweb.al)
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/424320004800835/