Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është në një takim me aleatët e tij në selinë e PD-së.
Në këtë takim janë të panishëm aleatët: Armando Duka, Dashamir Shehi Fatmir Mediu, Kreshnik Spahiu.
Ky takim i Bashës me aleatët erdhi menjëherë pas takimit me ambasadorin Donald Lu, ku prej 40 minutash diskutuan për situatën politike në vend.
Sipas një portali online në takim është vendosur, që asnjë parti, as PD dhe as aleatët e saj, të mos regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe po kështu s’do të hyjnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, nëse nuk dorëhiqet kryeministri Rama.
Kështu, opozita është shprehur sërish e vendosur për krijimin e qeverisë teknike para zgjedhjeve parlamentare. Po kështu 6 parti opozitare që tashmë janë regjistruar në KQZ, do të dorëhiqen, për t’iu bashkuar kështu vendimit të partive opozitare, PD dhe aleatëve të saj. (J.V/Shuplaka)