Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, e njëherazi raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, është shprehur së fundmi se të dyja shtetet, Kosova dhe Serbia, e kanë të detyrueshme pajtimin.
Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” u shpreh se perspektivat e dy shteteve janë të qarta, e sipas saj është pajtimi mes dy vendeve dhe integrimi i tyre në Bashkimin Europian.
“Normalizimi i marrëdhënieve nënkupton gjithçka, për të cilat palët kanë rënë dakord për të implementuar. Të dyja palët janë të detyruara ta bëjnë këtë gjë, e nuk kanë nevojë të presin njëri-tjetrin”, është shprehur Lunacek.
Megjithatë në deklaratën e saj, zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, ka tërhëqur vëmendjen me kërkesën drejtuar Serbisë.
“Shumica e qytetarëve në Serbi e dinë se Kosova nuk do të jetë kurrë më pjesë e saj. Edhe qeveria e Serbisë e di, edhe pse pjesëtarë të kabinetit janë duke u përpjekur ta injorojnë këtë fakt, se Bashkimi Europian, pas Qipros, nuk do të njohë asnjë vend pa një përcaktim të qartë të kufijve të tij”, është shprehur ajo. (XH.A/SHUPLAKA)