Ka një fushatë të paparë nga qeveria shqiptare, që edhe për alarmin që ka në botë lidhur me koronavirusin, të bëjnë përgjegjëse mediat shqiptare, që sipas tyre duan vetëm të nxisin panik.
Gjatë ditës së djeshme rasti i një gruaje 50-vjeçare që u nis me urgjencë drejt Tiranës dhe u izolua përkohësisht në QSUT, padyshim që bëri xhiron e mediave, dhe rriti ndjeshëm kuriozitetin e lexuesve për të ditur nëse ishte e prekur apo jo nga koronavirusi, duke qenë se kishte pasur dhe një historik udhëtimi drejt Italisë.
Në ndryshim nga të gjitha rastet kur përgjigjet e analizave janë dhënë të nesërmen, që prej mbrëmjes së djeshme burime nga Ministria e Shëndetësisë u kujdesën që të sqaronin se gruaja fatmirësisht kishte rezultuar negative për koronavirusin.
Detajet e testimit që është kryer ndaj saj ende nuk dihen, por me siguri do të bëhen publike në komunikimin e përditshëm të Ministrisë.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili si deputet i zonës, deklaron me plot siguri se Lushnja është e pastër, dhe se nuk ka asnjë person që të jetë infektuar me koronavirus.
Sipas Braçes që të shpëtojnë nga koronavirusi që ka marrë 3 mijë e 400 jetë njerëzish, qytetarët duhet vetëm që të lajnë duart, dhe të mos përshtyjnë në rrugë.
Postimi i Braçes:
U KAM THENE QE HISTERIA DHE PANIKU NUK U MBROJNE NGA
KORONA VIRUSI!! Edhe ne media pa dyshim!
GRUAJA NGA LUSHNJA PAS ANALIZAVE NUK REZULTOI ME CORONAVIRUS!
LANI DUART E MOS PESHTYNI PER TOKE TANI!
Kaq beni!
(E.K/Faxweb.al)