Bëhet me dije se e plagosur ka mbetur 60-vjeçarja Bajame Seneja, ndërsa ndodhet në spital ku edhe po merr ndihmë mjekësore.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës.
Konflikti i pronësisë mes kushërinjve Hasalla në Lushnje që i kushtoi jetën një 30-vjeçarit Rome Hasalla 2 vjet më parë u hap sërish sot me të shtëna arme.Kësaj here plumbat u drejtuan ndaj 60-vjeçares Bajame Seneja, motrës së Kastriot Hasallës i cili bashkë me të vëllain në 2021 qëlloi me armë zjarri ndaj Shaip Hasallës dhe tre djemve të tij.Si pasojë njëri nga djemtë humbi jetën ndërsa Shaipi me dy djemtë e tjerë u plagosën rëndë.Bajamja është plagosur në këmbë dhe po merr mjekim.Vëllai i saj dhe Kastriotit tregon dinamikën e ngjarjes për median dhe drejton gishtin nga kushëriri.
Rreth orës 17:20, në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat, Lushnjë, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi Armand Hasalla i cili pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren, është larguar nga vendngjarja.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.