Një pastor në shkollën Katolike të Shën Eduardit, në Tenesi të Amerikës ka njoftuar se librat e JK. Rowling të hiqen nga biblioteka e shkollës.
Sipas pastorit Dan Rachel “Këto libra portretizojnë magji, si të kesh anën e saj të mirë dhe të keqe, e cila nuk është e vërtetë, është një mashtrim i zgjuar”.
“Mallkimet dhe shqiptimet e përmendura në libra janë një magji e vërtetë që kur lexohet, mund të thërrasë shpirtrat e këqij”, shtoi ai.
Siç e dinë lexuesit ose shikuesit e serisë Harry Potter, mallkimet dhe shqiptimet e përmendura në këto libra janë për shembull, magji vrasëse e Avada Kedavra, magji e torturave të “Crucios”, dhe magji që kontrollon një person tjetër ” Imperio”.