Pas raportit të kreut të SPAK Arben Kraja në Komisionin e Ligjeve për punën e këtij institucioni ligjor, deputeti Pandeli Majko i drejtoi disa pyetje kritikuese.
Majko tha se ka një numër të ulët procedimesh penale dhe kërkoi informacion sa i takon qëndrimit të SPAK për shpalljen non grata të një zyrtari të lartë apo si është vepruar në rast të një rrjedhje të sekretit hetimor.
Kraja iu përgjigj duke thënë se SPAK vlerëson opinionin e partnerëve ndërkombëtare, Kuvendit për të ndërtuar punën dhe se lidhur me shpalljen non grata nuk ka kompetencë ligjore të japë përgjigjie.
Pjesë nga diskutimi në ‘Komisionin e Ligjeve”:
Majko: Numri i procedimeve penale është i ulët.
Cilat janë masat që keni marrë kur keni pas rrjedhje të sekretit hetimor?
Si e ka cmuar nga këndvështrimi i kompetencave ligjore shpalljen non grata të një zyrtari ligjor?
A keni mekanizëm për koordinimin e institucioneve ligjore?
Nuk ka informacion të plotë për ccështjet administrative, a keni ju një metodologji prioritetesh në punën tua. Raporti nuk qartëson edhe qëndrimet ndaj ndërkombëtarve të SPAK.
Kraja: Numri i veprave penale janë të detajuara në tabela. Pa diskutim opinionin e partnerëve apo Kuvendit e vlerësojmë për të ndërtuar punën tonë në sensing e prioriteteve, kodi i procedurës penale detyron ndjekjen për çdo rast.
Për çdo kallëzim prokurori është i detyruar të japë zgjidhje ligjore, ata janë të pavarur në bazë të ligjit, prioritete kanë të bëjnë dhe me ngarkesën apo personat e arrestuar.
Rrjedhja e sekretit hetimor nuk është në kompetencën tonë, nuk kemi pasur hetim konkret përjashtuar vetëm një rast, që është në gjykim sot.
Kësaj pyetjes për shpalljen non grata nuk të jap përgjigjie se kemi të ndaluar me ligj të flasim për vendime të institucioneve të tjera.
(E.D/faxweb.al)