Detaje të reja nga atentati ndaj Hekuran Billës. Billa është liruar nga burgu i Fushë-Krujës një vit më parë. 40-vjeçari dyshohet se është ndjekur prej disa kohësh nga autorët per të gjurmuar lëvizjet e tij, ndërsa policia ka dyshime se atentati ndaj tij mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë.
Billa udhëtonte me automjetin e tij BMW X6 me ngjyrë të bardhe me targa ‘SS777 OHO’, ndërsa makina e cila u gjet e djegur në Pezë të Vogël është vjedhur në Kukës ndërsa targat janë vjedhur një makinë tip ‘Renault’ në Lezhë. Arma e gjetur në makinë është dërguar për ekzaminim në laborator.
Hekuran Billa, rezulton një person me precedent të theksuar kriminal, pasi në vitin 2006, ai èkzekutoi me breshëri në një lokal në Angli, shtetasin Prel Marku ndërsa la të plagosur tre të tjerë, Petrit Brahoj, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani.
Për këto vepra penale, gjykata në Angli e ka dënuar Hekuran Billën me burgim të perjetshëm, ndërsa nëntë vite më pas, në vitin me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare 2016 ai ekstradohet drejt vendit tonë për të vujatur pjesën e mbetur të dënimit.
Në Shqipëri Billa kërkoi një tjetër proces gjyqësor për njohjen e vendimit. Gjykata shqiptare ja konvertoi burgimin e perjtshem me 25 vite burg, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, për veprën penale që ai akuzohej. Pasi morri këtë vendim tre vite më vonë, Billa bëri sërish një kërkesë në gjykatë për tu liruar me kusht, që e arriti ta marrë në vitin 2019.
Pas èkzekutimit të 40-vjeçarit në makinën e tij tip “BMË”, autorët u larguan nga vendngjarja, ndërkohë që rreth 30 minuta me pas, policia gjeti në fshatin Pezë e Vogël një automjet duke u djegur që dyshohet se i përket autorëve.