Një makinë është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen 10 korriku në Vlorë.
Makina është në pronësi të shtetases Brikena Banushi, me profesion parukjere, dhe dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.
“Gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, pranë ish-shkollës së marinës, ka marrë flakë automjeti i parkuar tip BMË në pronësi të shtetases B.B, i cili është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”- njofton policia.