Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë teksa një automjet ka përfunduar poshtë trajlerit.
Burime bëjnë me dije se ka mbëtur i plagosur drejtuesi i veturës tip “Volsvagen Polo” emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dhimiter Konomi” ndërsa Policia ka mbërritur dhe po mbledh provar për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.