Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec ku një makinë ka përplasur një çiklistë.
Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin K.B ka përplasur shtetasin B.D, rreth 70 vjeç, banues në fshatin Biranj, i cili po lëvizte në rrugë me biçikletë.
70 vjeçari është trasportuar drejt spitalit të Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale
Informacion zyrtar:
Më datë 29.11.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi K.B, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin B.D, rreth 70 vjeç, banues në fshatin Biranj, i cili po lëvizte në rrugë me biçikletë.
Drejtuesi i mjetit, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa shtetasi B.D, ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(K.H/Faxweb.al)