Një fatkeqësi familjare e avokatit Maksim Haxhia ka bërë të shtyhet sërish procesi gjyqësor për dosjen e 613 kg kokainë, me të pandehur Arbër Çekajn, Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun.
Procesi ka ngecur në fazën e mbrojtjes dhe më pas vendimit të Gjykatës, ndërsa burime bëjnë me dije për Faxweb, se avokati Haxhia ka humbur të vëllanë e tij.
Kujtojmë se pak kohë më parë ishte vetë Haxhia ai që kaloi një situatë të vështirë mjekësore, pas një goditje në zemër, që duket se e ka klaluar tashmë fatmirësisht.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë më herët pretencën për Arbën Çekajn duke kërkuar për të 21 vite burg, që në rast dënimi do të konvertohej me 14 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Për Donald Lushajn është kërkuar 16 vite burg, që do të konkretizohej me 10 vite burg si pasojë e gjykimit të shkurtuar dhe Armando Pezaku 13 vite që përkthehen në 8.
Çekaj akuzohet për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane që u zbulua ne magazinat e kompanisë së tij Arbri Garden në Maminas, ndërsa për rreth një vit u mbajt i arrestuar në Gjermani, derisa u vendos ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
Lexo edhe lajmin për procesin ndaj Çekajt:
Pretenca për Arbër Çekajn, prokuroria kërkon 21 vite burg, përfiton nga gjykimi i shkurtuar