10:25 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Maksim Muçi kërkon ndryshime legjislative: Të implementohen eurokodet, ndërtuesit duhet të mbajnë përgjegjësi

19:59 | 09/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Maksim Muçi kërkon ndryshime legjislative: Të implementohen eurokodet, ndërtuesit duhet të mbajnë përgjegjësi

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muçi apeloi për ndryshime ligjore me qëllime që problemet me ndërtimet që u evidentuan pas tërmetit të marrin zgjidhje.

Gjatë një interviste në studion e “FaxNews”, Muçi kërkoi si fillim nga qeveria që të implementohet eurokodet.

“Nuk është e kollajtë tek ne të denoncohen raste sepse korrupsioni është kudo. Kryesorja është ministria që mbulon aktivitetin e ndërtimit të trajtojë politikat e ndërtimit. Detyrën e ka ministria përkatëse.

Urdhri i inxhinierit është diçka, por nuk është gjithçka.Të saktësojë a do të implementohen eurokodet. Jo të gjitha bëhen me tender. Pra, duhet të bëjmë ndryshime legjislacioni. Bashkitë që japin leje, licencat, edhe këto duhen.

Nga 2007 u bë batërdia me licenca aq sa pati edhe shumë që u mërzitën. Duhet të ngrihet një institucion që merret me studimin për çdo trast dhe projeketet mund t’i bëjë kushdo, qoftë edhe privati, por çdo projekt duhet të kalojë tek ky institucion”, u shpreh Maksim Muçi.

Po ashtu, ai deklaroi se përgjegjësia duhet të bjerë tek të gjitha ata ndërtues që kanë bërë një punë jo cilësore.

“Duhet detyrimisht që dikush të mbajë përgjegjësi sepse përndryshe nuk funksionojnë gjërat. Ne kemi propoziar edhe si duhet të bëhen inspektime tek banesat e vjetra. Kushdo që ka bërë punë të dobët duhet të mbajë përgjegjësi. Kush ka prishur rregullat duhet të përgjigjet dhe për këtë jemi dakord”, tha Drejtori Ekzekutiv i Shoqats së Ndërtuesve.

Ai komentoi edhe propozimin e kryeministrit Edi Rama që ndërtuesit të japin 3% të aktivitetit të tyre për familjet e prekura nga tërmeti. Muçi tha se një përcaktim i ngjashëm e ka ligji aktual, ndërsa shprehu rezervat e tij për propozimin e Ramës.

“Në ligj është që dcdonjeri që ndërton mbi 2 mijë metra, duhet të japë të paktën 3% të sipërfaqes. Kurse zoti Rama tha sot 3%. S’e kuptoj pse përcaktohet 3%. Është një detyrim që i vihet aktiviteti ekonomik, por nuk ka detyrim që merret nga aktiviteti, i cili ka shpenzimet, nuk mund të jetë një detyrim që është jashtë sistemit të taksave.

Nuk mund të marrësh ti tani jashtë kësaj dhe të mos pasqyrohet. Ky është absurditet. Kalojmë edhe në absurdin tjetër që këshilli i bashkisë në funksion të ligjit, nxjerr edhe vendimin që kush nuk do të japë sipërfaqe, të japë para. Ti nuk do ta bësh këtë për para, por për strehimin. Firma nuk është një njeri, por një administratë e tërë me punonjës, janë makineritë, etj.”, deklaroi Maksim Muçi.

Sa iu takon banesave të reja në Tiranë, Drejtori Ekzekutiv tha se ata e kaluan sfidën e tërmetit. “Unë do të thosha që pallatet e reja në Tiranë e kaluan testin më mirë seç e prisja unë. Por pse e kaluan? Jo aq për meritë tonën, sepse nuk kanë punuar kudo specialistë, por për shkak të hekurit dhe cilësisë së betonit. Këto kanë qenë disa aryse, materialet, etj., që na nxorën faqebardhë”, u shpreh Maksim Muçi.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: maksim muci
Pas

VIDEO/ Ndalimi i tyre u shpall me bujë, adoleshenti “terrorizon” me kapsolla nxënësit e gjimnazit në Tiranë

Para

Dy javë pas tragjedisë/ Batanije fëmijësh dhe flamuj kuqezi nën rrënoja, 50 foto pikëlluese nga Thumana

Para
Dy javë pas tragjedisë/ Batanije fëmijësh dhe flamuj kuqezi nën rrënoja, 50 foto pikëlluese nga Thumana

Dy javë pas tragjedisë/ Batanije fëmijësh dhe flamuj kuqezi nën rrënoja, 50 foto pikëlluese nga Thumana

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lajmi i fundit/ Shkarkimi i drejtorit të Policisë Shkodër, zgjidhe drejtori i ri! Ja kush e mori postin (Emri)

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Ndërtimet pa leje në Theth, shkarkohen nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Riga: Partneriteti me Letoninë, investim për të ardhmen e përbashkët evropiane

Situata e zjarreve në Shqipëri,18 vatra në 24 orët e fundit, 3 ende aktive

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

Anija e fundosur nga Houthit në Detin e Kuq, vijon kërkimi për persona të mbijetuar

Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset automjeti, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.