14:30 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mali i Zi, biblotekë me zë për të nxitur arsimimin në gjuhen shqipe

20:36 | 15/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mali i Zi, biblotekë me zë për të nxitur arsimimin në gjuhen shqipe

Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi nisi të funksionojë biblioteka me zë në gjuhën shqipe, e cila ka për qëllim promovimin e leximit dhe edukimit përmes kësaj forme, veçanërisht për ata që kanë vështirësi me shikimin. Projekti synon të ruajë dhe të promovojë gjuhën dhe kulturën shqiptare, duke inkurajuar më shumë të rinj dhe të rritur të përfshihen në botën e letërsisë.

Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi nisi të funksionojë biblioteka me zë në gjuhën shqipe, e cila ka për qëllim promovimin e leximit dhe edukimit përmes kësaj forme, veçanërisht për ata që kanë vështirësi me shikimin.

Autorja Luljeta Avdiu Cura thotë se në këtë projekt janë përfshirë autorët shqiptarë nga Mali i Zi, për tu zgjeruar më vonë edhe me autorët tjerë nga rajoni.

“Projekti Biblioteka me zë, siç e kam titulluar “Audio vepra shqip” është një projekt i rëndësishëm te shqiptarët në Malin e Zi për vet faktin se do të publikohen audio libra të krijuesve nga shqiptarët e Malit të Zi, por edhe të autorëve tjerë nga rajoni. Qëllimi i këtij projekti është të edukohen të rinjtë dhe të rejat brenda vendit por edhe i dedikohet bashkëatdhetarëve, të cilët janë duke i rritur dhe edukuar fëmijët në diasporë”, tha zonja Cura.

Zonja Cura, vë në dukje, se projekti synon të ruajë dhe të promovojë gjuhën dhe kulturën shqiptare, duke inkurajuar më shumë të rinj dhe të rritur të përfshihen në botën e letërsisë.

“Ka humbur dëshira te brezi i ri për të lexuar libër në formën tradicionale dhe me që ata tërë kohën kanë qasje në mjetet e ndryshme të teknologjisë, ky fakt mundësoi edhe bibliotekën me zë duke besuar se kurreshtja i bën të ndëgjojnë libra të këtij zhanri”, tha autorja e projektit.

Zonja Cura mendon se projekti nuk do të ketë fund dhe do të mbështetet nga institucionet përkatëse për ta zhvilluar këtë formë të edukimit.

“Ky është një projekt që nuk ka fund dhe shpresoj të përkrahet në vazhdimësi nga Fondi i Pakicave të Malit të Zi apo edhe nga institucionet tjera, të cilat e duan fjalën e shkruar”, tha zonja Cura.

Vlera e leximit në zhvillimin personal dhe arsimor është e madhe dhe librat me zë, sipas zonjës Cura ofrojnë një mënyrë të re për të përvetësuar njohuri, veçanërisht për ata që kanë vështirësi me shikimin, por edhe për ata që preferojnë të dëgjojnë përmbajtje gjatë aktiviteteve të tjera./VOA

Pas

Shprehu hapur mbështetjen ndaj Kamala Harrisit, ish-presidentit Trump nuk i del inati me këngëtaren Taylor Swift: E urrej!

Para

Të shtënat me armë zjarri, zëdhënësi: Donald Trump është i sigurt, nuk ka pasoja

Para
Të shtënat me armë zjarri, zëdhënësi: Donald Trump është i sigurt, nuk ka pasoja

Të shtënat me armë zjarri, zëdhënësi: Donald Trump është i sigurt, nuk ka pasoja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.