15:06 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mallkimi” i Albin Kurtit: Drejton prej 6 vitesh Prishtinën, ja si dështoi Shpend Ahmeti në kryeqytet

15:55 | 07/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mallkimi” i Albin Kurtit: Drejton prej 6 vitesh Prishtinën, ja si dështoi Shpend Ahmeti në kryeqytet

Shpend Ahmeti është zgjedhur në vitin 2013 në krye të Komunës së Prishtinës me mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, ku doli në balotazh me kreun aktual të LDK-së, Isa Mustafa me një diferencë prej 2500 votash.

Në zgjedhjet e radhës lokale që u zhvilluan në vitin 2017, Ahmeti korri një tjetër fitore, në një kohë që mbante edhe postin e numrit dy të “Vetëvendosjes”.

Ndërkohë, në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan dje, ai pavarësisht se ishte në koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt, ka marrë një zhgënjim total në qytetin që drejton prej 6 vitesh.

E para edhe në Prishtinë në zgjedhjet e gjashtë tetorit ka dalë Lëvizja ‘Vetëvendosje’ e udhëhequr nga Albin Kurti. Ky i fundit ka marrë në kryeqytet 37229 vota, në një kohë që deri më tani  janë numëruar më shumë se 98% të votave.

E dyta në kryeqytet për nga numri i votave ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 32497 vota. E treta është radhitur PDK e Kadri Veselit me 15469 vota.

Me rezultat të thellë ndërkaq në vend të katërt radhitet koalicioni 100% me kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj.

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, së bashku me AAK-në në kryeqytet kanë marrë 7167 vota. Pas tyre radhitet koalicioni NISMA-AKR-PD me 4676 vota.

Kujtojmë se gjatë periudhës 2011-2018, Shpend Ahmeti ishte nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, i zgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm. Ai u tërhoq nga nga ky subjekt më 7 mars 2018. Ahmeti nuk iku i vetëm nga ‘Vetëvendosja’, pasi mori me vete edhe 11 deputetë të tjerë që në atë kohë kishin pakënaqësi për lidershipin e Albin Kurtit, figurës që sot është vendosur në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe ndërkombëtar falë rezultatit që korri në këto zgjedhje.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: albin kurtiGARA NE PRISHTINEShpend AhmetiSHPEND AHMETI DESHTON NE PRISHTINE
Pas

Telefonata e Trump me Erdogan i hap “dritën jeshile” Turqisë për ofensivën ushtarake në Siri

Para

Humbja në Derbin e Italisë, Wanda Nara “thumba” Interit: I mungonte Icardi

Para
Icardi ikën te PSG-ja, zbulohen të gjitha detajet e transferimit

Humbja në Derbin e Italisë, Wanda Nara "thumba" Interit: I mungonte Icardi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho

Finiq/ Dhunohet varri në varrezat e fshatit Vrion, dyshohet se është dëmtuar qëllimisht

Turqi/ Arrestohen kryebashkiakët e tre qyteteve, opozita: Sulm politik

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

Vlorë, policia aksion për lirimin e hapësirave publike. Në 2 ditë, dhjetëra makina të parkuara gabim hiqen me karrotrec (video)

RCS Sport & Events falënderon Policinë e Shtetit për garantimin e sigurisë gjatë etapave të Giro d’Italia në Shqipëri

Përplasje me armë në Greqi: Në pranga 12 shqiptarë e grekë, sekuestrohen armë e para

Finiq, Sarandë / Arrestohen dy shtetas për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë frutore(EMRAT)

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në territorin e qarkut Shkodër, procedohen penalisht 10 zyrtarë lokalë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.