Kreu i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit pranë Partisë Demokratike, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, e cilëson si antidemokratike kërkesën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për dorëheqje të parevokueshme të Lulzim Bashës.
“PD duhet hapur dhe bashkuar dhe një garë e ndershme mund të ndihmoje për të mos lejuar përçarjen e PD. Nuk jam dakord me atë deklaratën e anëtareve të këshillit kombëtar që kërkojnë dorëheqje të parevokueshme se nuk me tingëllon demokratike.”, është shprehur Malltezi për “Balkaëeb”.
Më tej, duke u ndalur tek fushata elektorale e Partisë Demokratike, ai rendit dy shkaqe që sipas tij çuan në këtë rezultat të pamerituar dhe zhgënjyes. Zhdukja e simboleve të PD-së dhe përçarja me republikë të re ndikuan në humbje:
“PD mori një rezultat krejt të pamerituar dhe zhgënjyes, ndërsa fushata pati gabime të rënda. U zhdukën simbolet e PD dhe u fut përçarja me republikë e re dhe e vjetër deri tek 22-vjeçarët.”
(XH.A/SHUPLAKA)