10:48 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Maluma, një lajm të mirë dhe një lajm të keq për koncertin në Tiranë

11:07 | 12/06/2020
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Maluma nuk do përformojë vetëm, ja këngëtarja shqiptare që do e shoqërojë në Tiranë

Për shkak të situatës së pandemisw, koncerti i kwngwtarit Maluma në vendin tonë u anulua.Edhe pse të gjithë mezi po e prisnim, u vendos që koncerti të mos mbahej më 14 mars për të parandaluar përhapjen e virusit.

Për Tiranën u caktua data 6 shtator 2020, mirëpo edhe kjo datë është shtyrë.Sërish për shkak të pandemisë, organizatorët kanë treguar se planet për turin e Malumës kanë ndryshuar.

Lajmi i mirë është se këngëtari do të vijë, mirëpo lajmi i keq është se duhet të presim ende një vit! Data e re e ardhjes në Tiranë është vendosur 24 qershor 2021.

Biletat janë sërish të vlefshme për vitin tjetër dhe janë gjithashtu të transferueshme.

NJOFTIM PËR BILETAT “MALUMA TOUR11:11”

Koncerti “Maluma Tour 11:11”, nuk do të mbahet me datë 6 shtator për shkak të pandemisë COVID-19.

Tirana duke qenë pjesë e tour-it Europian të artistit Maluma, duhet të pranojë kushtet e zhvillimit të këtij aktiviteti në të gjitha shtetet ku do të mbahet koncerti. Pasi është e pa mundur të zhvillohen koncerte individuale në shtete të ndryshme, duke qenë se koncerti është konceptuar në formën e turit.

Vendim ky i marrë nga kompania e cila menaxhon tour-in e këngëtarit, Royalty World Inc dhe të të gjithë promotorëve në shtetet përkatëse europiane.Tashmë po njoftojmë datën finale të koncertit i cili do të jetë më 24 qershor 2021.

Për të gjithë personat apo grupet që kanë bileta për këtë koncert njoftojmë se ato janë të vlefshme për në datën 24 qershor 2021. Qofshin të printuara apo në format elektronik. Ky është një vendim I vlefshëm për të gjitha qytetet ku koncertet nuk u zhvilluan për shkak të karantinës nga Covid-19. Edhe koncerti i Tiranës nuk u zhvillua, prandaj biletat e blera do jenë të vlefshme për t’u përdorur në koncertin e datës 24 qershor 2021.

Nuk duhet të bëni asgjë më shumë se të ruani biletat tuaja!
Biletat janë të transferueshme në grupe apo njerëz të tjerë, të afërmit tuaj, sipas dëshirës apo nevojës tuaj, nqs ju e keni të pa mundur të jeni të pranishëm në koncertin e datës 24 qershor 2021.

Faleminderit për mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj periudhe, sepse çfarë ndodhi këtë vit është e pa preçedentë dhe askush nuk ka një zgjidhje të menjëhershme për situatën e krijuar në mbarë globin.

Etiketa: malumashowbiz
Pas

Bie ndjeshëm numri i të shtruarve në spital/ Zgjerohen vatrat, harta e shpërndarjes së koronavirusit

Para

SPAK mbyll hetimin për grabitjen e milionave në Rinas, akuzë për 7 të pandehur (pushohet akuza për Dajën)

Para
Grabitja e Rinasit/ Hoxha: Njëri nga grabitësit ka luftuar në Afganistan, është arrestuar nga marinsat amerikanë

SPAK mbyll hetimin për grabitjen e milionave në Rinas, akuzë për 7 të pandehur (pushohet akuza për Dajën)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Armë të trafikuara nga Kosova dhe për qëllime kriminale! Detaje nga operacioni “Procedimi” në Fier

Tragjike/ Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

Trafik armësh dhe prodhim e shitje droge/ Arrestohen 4 persona në Fier, ushtrohen 13 kontrolle në banesa, automjete

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, ja çfarë ka ndodhur

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

Zbulohen 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Nisja e sezonit veror, Rama: 36 qendra shëndetësore verore janë hapur në vend në shërbim të qytetarëve

A po lëkundet aleanca trepartiake? DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Demonstruesit pro-palestinezë në Vilnius i bëjnë thirrje Lituanisë të sanksionojë Izraelin

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.