Dy ditë pasi e ëma e tij bëri thirrje për të marrë armët dhe për të luftuar kundër shqiptarëve, Policia ka ndaluar motrën e Konstantinos Katsifas, pasi kjo e fundit po tentonte të vendoste një baner me foton e të vëllait të saj.
Teksa kryheshin homazhe për ushtarët e rënë grek, motra e Katsifas ka deklaruar se Bularati është tokë greke, dhe se shqiptarët duhen vrarë. Sipas saj policia shqiptare ka tërhequr zvarrë babanë e Katsifas, vetëm për shkak se ai donte të vendoste një baner me foton e të birit.
“Nderojmë vëllain tim por policia tërhoqi zvarrë 100 metra babanë tim”, shprehet e motra e Katsifas.
Motra ka akuzuar dhe ka kërkuar nga autoritetet shqiptare zbardhjen e së vërtetës, pasi pretendon se nuk ka qenë me kallash por me një pushkë të thjeshtë, që nuk ka qëlluar askënd, por është qëlluar. “Nuk jemi shovinistë, nuk kemi asgjë me askënd, jemi paqësorë duam vetëm të zbardhet vrasja” tha ajo ndër të tjera.